Menduh Thaqi e quan fshatin Llabënisht Maqedonas

0
824

Strugë, 24 qershor – Qytetarët e Llabënishtit ndjehen të irrituar nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, për shkak të, siç theksojnë ata, “deklaratës së tij në RTK, ku ai banorët e Llabunishtës i ka quajtur, “torbeshë dhe maqedonas mysliman”.

Lidhur me këtë ka reaguar Nevruz Rashidi banor i fshatit Llabunishtë, ish-këshilltar në këshillin komunal të Strugës, i cili pohon se ai dhe bashkëvendësit e tij ndjehen shumë të ofenduar.

“Thaçi fol ashtu siç dëshirojnë të na quajnë maqedonasit, për shkak të fyerjeve të mëdha që na tha, ata fjalë për ne i kanë përdorur më herët maqedonasit…, ndërsa edhe tani, akoma punojnë të na quajnë maqedonas mysliman, torbeshë e të tjerë. Llabënishti ka historinë e vetë, ndërsa deklarata e Thaçi na kujton kohën e ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar Nevruz Rashidi. “Prej kur është themeluar PDSH-ja në Llabënishtë ka marrë vetëm 90 deri në 110 vota, ndërsa ka rreth 5.400 vota, dhe e gjithë kjo ndodh për shkak se përherë ai shfrytëzon fyerjet. Dua t’i sqaroj Thaçit se prejardhja jonë është prej Labërie dhe emri i Llabënishtit është fituar po nga kjo pjesë e Shqipërisë, pra Labëri-Llabënishtë. Për këtë do të kërkojmë që të mos e pranojmë më për të na kërkuar vota në fshatrat Llabënishtë, Podgorcë, Borovec, Oktisi, sepse të gjithë janë të ofenduar”, nënvizon Rashidi.

Ai po ashtu ka potencuar se përveç historisë dhe të kaluarës, se çka janë llabënishtarët flasin edhe numrat e nxënësve të cilët për çdo vit regjistrohen në shkollë fillore në gjuhën shqipe.

“Në Llabënishtë për vitin shkollor 2012-2013 ka 130 nxënës të regjistruar në klasën e parë, nga të cilët 108 në shqip 22 në maqedonisht,nga dita në ditë nxënësit dërgohen në mësim në shqip. Ne këtë e kemi kërkuar me mundime të mëdha dhe ashtu na erdhi, me kërkim të plot të nënshkrimeve… Të gjitha dëshmitë i ruaj dhe i kam në shtëpi. Emrat të cilat mbajnë qytetarët e Llabënishtit janë Bashkim, Kujtim, Teuta, Agron, Idriz, Jeton Faton dhe të tjera, dhe si mund të jenë këta emra torbeshësh, kur këta emra ne na kanë vendosur prindërit tanë”, shton më tej Rushiti.

Por, lidhur me deklaratën e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi në RTK dhe reagimin e llabënishtarëve, gazeta jonë kërkoi qëndrim edhe të PDSH-së në Strugë dhe në bisedë me deputetin e kësaj zone Ziadin Sela, ai tha se do të përgjigjet duke cituar deklarata të llabënishtarët.

“Unë do të citoj vetë llabënishtarët të cilët thonë, se në Llabënishtë ka aq shqiptar, sa e votojnë PDSH-në”, ka thënë ai.

Ndryshe, në një emision debativ në RTK, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i pyetur se cili është opinioni i tij për zgjedhjet në komunën e Strugës, ai ka thënë se partia e tij në qytetin e Strugës ka 5 mijë vota prej shqiptarëve, ndërsa BDI-ja ka 4 mijë vota, por kjo e fundit fiton pasi që në rrethin e Strugës vendosin votat e llabunishtarëve të cilët janë torbeshë dhe maqedonas mysliman, dhe nuk janë shqiptarë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu