Mërgata shqiptare në prag të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

0
820
Aranzhimi i takimeve të përbashkëta të mërgatës shqiptaro-amerikane, të përfaqësuesve të denjë të kulturës, sidomos të atyre të biznesit, sikurse ai i 17 Nëntorit, 2011, në “The Imperial House” me zyrtarët e pushtetit vendor është shumë domethënës (burimi: www.albdreams.net), hap një dritare të re të komunikimit intern-ekstern, por edhe të integrimit përmbajtësor në sistemin e vlerave demokratike amerikane
Platforma për çështjen shqiptare ne Ballkan asnjëherë nuk është shqyrtuar seriozisht nga subjektet politike, por as nga institucionet shkencore. Zërat e arsyeshëm të individëve të  pakët të cilët çështjen shqiptare e trajtojnë si të tërësishme janë të paktë dhe shpesh nuk janë të mirëpritura në koniukturat e tashme politike. Meqë strategjia dhe qëllimet politike ishin të definuara qysh më 1878, kur është mbajtur Lidhja e Parë e Prizrenit (Lidhja ishte një organizatë me karakter kombëtar, e cila do të luftonte jo vetëm kundër rrezikut të copëtimit, por edhe për të siguruar të drejtat kombëtare për Shqipërinë), qysh atëherë është përcaktuar krijimi i shtetit shqiptar duke përfshirë pjesët e shkëputura, tash për tash të ndara.
Është e qartë se realiteti i tanishëm nuk lejon konfrontimin me faktorin shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë, sidomos me atë anglo-amerikan, por edhe të BE-së. Është shumë i pakuptueshëm konfiguracioni i subjekteve politike në parlament, por edhe mos votimi i qytetarëve për partitë politike nacionaliste, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi…
Gjuha zyrtare e lidershipit shqiptar është shumë e përgjithësuar dhe aspak konkrete, nuk është shtruar qartë. Sigurisht shkaqet janë të ndryshme: mbetja në pozitë për të qenë faktor i vendosjes dhe partner i Bashkësisë Ndërkombëtare, duke e tepruar me disonancën e fjalorit të përdorur politik me premtime aspak të arsyeshme kur i drejtohen opinionit të brendshëm, ndërsa shumë përulëse në takimet e shpeshta me ndërkombëtarët.
Çështjet strategjike që kanë të bëjnë me të ardhmen e shqiptarëve nuk duhet të udhëhiqen vetëm nga subjektet politike në pozitë, domosdo duhet të vlejë koncepti bipartizan, koncepti i marrëveshjeve të përbashkëta me konsensus pozitë-opozitë, por edhe i subjekteve politike shqiptare në rajon (Shqipëri dhe atyre në ish Jugosllavi). Nëse realiteti i tanishëm është se shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete rruga e vetme e zgjidhjes së problemit është bashkimi, përmes proceseve të brendshme integruese çfarë janë në Evropë, në të gjitha fushat, në atë socio-politike, kulturore, tekniko-teknologjike, të telekomunikimeve, shëndetësi, arsim, por edhe në atë ekonomike dhe investive, duke u praktikuar si gjuhë komunikimi zyrtar gjuha shqipe dhe anglishte, për të mos lënë anash asnjëherë diasporën.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton nisi Iniciativën për Diasporën Globale në majin e vitit të kaluar, në fakt ajo u angazhua për nismën e “IDEA”-International Diaspora Engagement Alliance (Aleancës për Angazhimin e Diasporës Ndërkombëtare), që shënon një ndryshim historik në pikëpamjet e qeverisë amerikane për emigracionin global. Sipas “New America Media” nga WASHINGTON, DC – Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton kishte njoftuar se departamenti i shtetit kishte shtuar “D-në” e katërt në “sëndukun” e instrumenteve diplomatike “Diplomacy, Development and Defense: Diaspora” (Diplomacia, Zhvillimi dhe Mbrojtjea: Diaspora), duke shënuar një ndryshim historik në pikëpamjet e Agjencisë së Emigrantëve Global. Klinton e cila kishte folur në hapjen të tubimit tre-ditor të “Forumit të Diasporës Globale “, që tërhoqi mbi 300 të ftuar, duke përfshirë ekspertë ndërkombëtar të zhvillimit, diplomatë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme diasporës, kishte vu theksin në udhëheqjësit e komuniteteve nga diaspora amerikanë për të ndihmuar vendet e origjinës në kalimin e tyre në demokraci.
Tash për tash shqiptarët siç janë të shpërndarë nuk shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi që ua ofron demokracia perëndimore, ngase sa më e fuqishme që është mërgata shqiptare aq më i fuqishëm do të jetë vendi nga ata vijnë. Shumë organizata lobiste në Amerikë kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm për të lobuar në institucionet financiare, duke bërë marketing të pëlqyeshëm për turizmin, kulturën, ushqimin… Ka një gabim të madh në të kuptuarin e realitetit në “diasporë”, meqë qeveria por edhe subjektet politike “diasporën” e kanë kuptuar si vend ku mund të grumbullohen eurot e dollarët pa asnjë kundërshpërblim, pra mërgata deri më tash realisht është abuzuar dhe vjedhur, duke shfrytëzuar ndjenjat emocionale të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me shtetësi, jo nga vendi ku e kanë realisht origjinën.. Organizimi më i mire i “diasporës” do të sillte mirëqenie, por edhe ajo duhet të lirohet nga militantët që flenë natën dhe ëndërrojnë ditën, nuk është kohë e shitjes së patriotizmit me fjalë por e veprimit konkret.
Aranzhimi i takimeve të përbashkëta të mërgatës shqiptaro-amerikane, të përfaqësuesve të denjë të kulturës, sidomos të atyre të biznesit, sikurse ai i 17 Nëntorit, 2011, në “The Imperial House” me zyrtarët e pushtetit është shumë domethënës (burimi: www.albdreams.net), ku u organizua një takim i gjërë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe të politikës së Macomb County si dhe të pjesemarrësve nga biznesi shqiptaro-amerikan në Michigan. me të ftuar nderi edhe ambasadori i Shqipërisë në Washinngton, z. Gilbert Galanxhi, atasheu ushtarak në këtë ambasade, Col. Everest Haxhiu si dhe perfaqësues të zyrës së kongresmenëve amerikanë, Gary Peters dhe Candice Miller, duke përfshirë edhe ata në nivel lokal, ishte i pranishem Drejtori i Thesarit të Macomb County, Ted ëahby. Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji dhe i kësaj, dhe mund te thuhet se ia arriti qëllimit për të promovuar biznesin shqiptaro- amerikan dhe potencialet e tij tek homologët e tyre amerikaëe. Nga takimi u dha njoftimi për aktivizimin e një organizate të re me bordin përkatës e cila ka marrë emrin: “Albanian american Cultural and Economic Exchange” dhe ka për ëellim promovimin e vlerave dhe mundësive ëofron Shqipëria tek biznesi Amerikan dhe anasjelltas.  Duke iu referuar (ëëë.albdreams.net) javën që shkoi  në ConCord Inn në Gratiot Avenue,Aleanca për Biznes e  Macomb County kishte takimin e zakonshëm të përfqësuesëve, e konvokuar nga presidenti John Hohnson, me menagjerë e drejtues të kompanive që janë anëtarë të kesaj aleance. Ky takim ishte konvokuar nga Presidenti i Aleances për Biznes “Macomb First” John Johnson, i cili  krahas analizës një mujore përmendi arritjet,dhe planet operative të bizneseve  në muajet në vazhdim, në Macomb County, Michigan; ai përmendi edhe punën e mirë që bëjnë bizneset shqiptare të cilat kanë aktivitet në zonën e aleancës se tij.
Takimet zyrtare të këtij lloji janë jo vende të tubimit vend e pavend, por nevojë imediate e përshtatjes ideore dhe konceptuale të bashkëpunimit të kësaj forme edhe ne vende tjera në SHBA ku jetojnë shqiptaro-amerikanët, dhe takimet e tilla janë  vend i rëndësishëm ku do të adresoheshin të gjitha problemet, përveq promovimit të shtetit shqiptar, në pamundësi të hapjeve të zyrave të konsullatave në shumë shtete që kanë pranuar Kosovën, në mungesë të mjeteve buxhetore, do të shërbenin edhe si servise biznesi, të pajisura me pako ligjore në harmoni me ligjet pozitive të shteteve ku janë të locuar qytetarët me origjinë shqiptare, do të hapte mundësitë në krijimin e lehtësimeve të vizave për biznes dhe për shkollimin e kuadrove, pastaj të punësimit sezonal…, kështu pra realisht do të ndikohej fuqishëm në lobimin për nënshkrimin e ujdive, marrëveshjeve dhe kontratave të mëdha në biznes, do t’u “bishtërohej” pengesave ligjore, duke shrytzuar përparësitë që ofron integrimi institucional për një prani më të madhe të shqiptarëve të cilët i kanë ndarë padrejtësisht në Ballkan, por jo edhe në Perëndim, dhe jo në Amerikë. Assesi nuk e them që shoqatat dhe organizatat e ndryshme atdhetare e patriotike duhet të shuhen dhe të krijohen tjera, por ato duhet të integrohen, duke krijuar qendra të fuqishme të diasporës, duke shfrytëzuar forma të organizimit modern, të pajisura me teknologji moderne të komunikimit, dhe nga e tëra kjo duhet të ketë përfitime patjetër, se kështu biznesmenët tagërpagues do të liroheshin dukshëm nga shkalla tatimore, duke mbajtur seminare për biznes (punë voluntere), ndërsa pjesëmarrësit do të ishin donatorë të mundshëm, pastaj seminare për komunikim, prezantime nga fusha të ndryshme përmes ligjëratave ku do të ekspozonin ekspertët shqiptarë të angazhuar nëpër institucione arsimore, qeveritare apo të biznesit dhe me ta do të njiheshin qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë, e gjetiu nëpër botë. Kjo është shumë e rëndësishme për gjeneratat e ardhshme, ngase proceset integruese janë me interes të përgjithshëm, që si prioritet kanë krijimin marrëdhënieve të reja ekonomike, përmes marrëveshjeve konform ligjeve ekzistuese të praktikuara në BE, nënshkrimi i rregulloreve për lehtësime doganore, lehtësime në fushën investive…, gjithnjë duke motivuar dhe stimuluar diasporën shqiptare për investime të përbashkëta.
Fusha e investimeve është shumë e hapur dhe nuk duhet lejuar të ndërtohen barriera të reja administrative-politike, prandaj duhet të jetë edhe fushë interesimi jo vetëm e Kosovës dhe e Shqipërisë, por edhe më gjerë, duke përfshirë në bisedime ekspertët shqiptarë, por edhe biznesmenët që do të kontribuonin jo vetëm me sugjerimet por edhe me kapitalin e tyre, duhet ua mundësuar shqiptarëve kudo që janë statusin e shtetësisë së Shqipërisë për të gjithë ata që e dëshirojnë atë . Sa do të jetë i kuptueshëm integrimi Kosovë-Shqipëri, nëse nuk ka vlerësime meritore të bazuara në ligjet ekonomike, por edhe në tregun e punës. Tregu i punës për ekspertë të lëmive të ndryshme duhet të jetë i hapur, pse jo edhe i përbashkët me Shqipërinë, siç është psh., në të gjitha vendet e Evropës, por edhe në Amerikë. Është e pajustifikueshme përpjekja e lidershipit të tanishëm politik që të forcojë pushtetin qendror duke mos krijuar hapësirë ligjore për lidhje institucionale të institucioneve kompetente shkencore dhe kulturore, jo vetëm duke i përkrahur moralisht por edhe materialisht.
Meqë pretendohet vazhdimisht anëtarësimi në asociacione të ndryshme profesionale, veçmas shihet nga përpjekja e shumë intelektualëve që në prezentimin e vlerave të dallojnë nga njëri tjetri vetëm në përshkrimin biografik se janë anëtarë të shoqatave të ndryshme profesionale në nivele të ndryshme, është trend që diçka të figurojë në gjuhën angleze, do të ishte shumë e rëndësishme që shqiptarët të njihen për vlerat e përbashkëta shkencore-kërkimore por edhe në përpilimin e fjalorëve gjuhësor profesional, pastaj në ngritjen dhe avansimin e institutit për gjuhë të huaja, çfarë e kanë që moti Sllovenia, Serbia, Kroacia…, si vende fqinje, në standardizimin dhe definimin e përbashkët gjuhësor të fenomeneve në lëmitë e shkencave natyrore dhe atyre shoqërore, si dhe përcaktimin e kritereve shkencore, duke evidentuar shkallzimin profesional (tingllon paksa banale, por ma thotë mendja është konstatim i qëndrueshëm, ashtu siç janë në hotelieri të kategorizuara nivelet e hoteleve të shkallës A, B,.. dhe me një, dy…, apo më shumë yje).
Janë të pakuptimta projektet megalomane që do të realizohen në t’ardhmen, duke thithur mjete të mëdha financiare gjatë fazës së ndërtimit, por edhe në mirëmbajtjen e mëtejme. Nuk është ky kurrëfarë interesi i qytetarëve, përkundrazi është mashtrim, ngase në Kosovë për shkollarët nuk suportohet asnjë revistë shkencore, nuk financohet asnjë projekt hulumtues i intelektualëve të rinjë, dhe nuk mbështetet institucionalisht asnjë shoqatë profesionale, edhe pse zhvillimi shoqëror dhe demokratik mbështetet në këto vlera. Më kishte rastisur që viteve të 80-ta të punoj me ekspertin hungarez të UNICEF-it, Sepeshi Karoje që ishte i angazhuar të punonte në Institutin Bentakos, i cili hulumtonte rezervat e mëdha të bentonitit sipërfaqësor në Kosovë, por edhe të shfrytëzimit të tij për përfitimin e mbi 100 llojeve të materialit ndërtimor. Fushë e tij e interesimit ishte edhe hiri i liruar nga thëngjilli i Termocentraleve në Kosovë, por edhe përbërja e tij, dmth., mundësitë e shfrytëzimit, në përbërjen ë të cilit ka edhe alumin (është gjë tjetër që nuk ekziston arsyeshmëria ekonomike, ngaqë teknologjia është e shtrenjtë). Fundja nuk ishte qëllimi aty, ishin fjalët e ekspertit, që thoshte janë të pakuptimta gjithë këto investime në beton e ndërtesa të bukura, ndërsa nuk ka para për të blerë epruveta për studentë që kushtojnë shumë lirë. Eshtë çmenduri dhe e pakuptimtë zbrazja e fondeve të ministrive nga ana e ministrave «kauboj» pas ahengjeve dhe eksperimenteve në arsim, kulturë, energjetikë, kështu ata ofenduan në pakufi votuesin shqiptar.
Shikoni njëherë QKU, që ka ardhur para kolapsit ekonomik, vetëm për arsye të keqmenagjimit të keq dhe implikimit të politikës në këtë institucion me rëndësi strategjike për shëndetin e popullatës. Është shumë më mirë që ky institucion të “privatizohet” se sa të funksionojë kështu, meqë edhe ashtu shumë mjete për shërimin e pacientëve po derdhen jashtë, si në Turqi, Maqedoni, Serbi, dhe në Evropë. Do të ishte shumë më e arsyeshme ekonomikisht, por edhe politikisht shumë e qëlluar që të ndërtohet një spital-klinikë e përbashkët shqiptaro-shqiptare (me kapital të përzierë, projekt me nismë të përbashkët i qeverive Shqipëri dhe Kosovë, i bazuar në kritere evropiane të menaxhimit), sipas kritereve më të larta shkencore, e cila do të merrej me punë shkencore-kërkimore edhe në fushën e gjenetikës, duke realizuar projekte të përbashkëta me Universitetet amerikane dhe ato Evropiane. Realizimi i kësaj ideje do të lidhej edhe me emrin e Ferid Muradit, nobelistit shqiptaro-amerikan, që i dha shkencës botërore një kontribut veçantë në përmirësimin e sistemit kardiovaskular të pacientëve. Ky projekt i përbashkët shqiptarë do të realizohej me mjetet e grumbulluara nga diaspora, në pajtueshmëri me ligjet ekonomike evropiane, ku interesi ekonomik do të ishte parësor. Tokën për ndërtim do të duhej ta siguronte shteti shqiptar, në afërsi kufitare me Kosovën, në pesëvjeçarin e parë zero tatim, duke mundësuar blerjen e pajimeve pa doganë. Kështu që përfitimet do të ishin të shumë anshme, teknologjia e importuar do të lirohej nga tatimet amerikane, meqë teknologjia që eksportohet nuk i nënshtrohet pagesës tatimore, lirohet nga tatimi.
Shkruan: Agim Vuniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu