Merko: Më mbështesin anëtarët e BDI-së, jo Musa Xhaferri

0
677

Merko_7

Strugë, 17 dhjetor – Deputeti i BDI-së Ramiz Merko mohon të ketë mbështetjen e zv.kryeministrit Musa Xhaferri, në garën për kreun e Degës së Strugës.

Në një deklaratë për Telegraf, Merko thotë se atë e mbështesin qytetarët e Strugës dhe anëtarët e BDI-së.

“Ç’lidhje ka Xhaferri me zgjedhjet në Strugë?! Kjo është politikë tjetër. Nuk është e vërtetë se ai më ka dhënë mbështetje. Mua më mbështesin qytetarët e Strugës dhe anëtarët e BDI-së. Këtë e tregon edhe fakti se isha për 10 vite kryetari i Degës së BDI-së”, deklaroi Merko.

Deklarata e Merkos pason raportimet e medieve se, në garën për kreun e Degës së BDI-së në Strugë, ai gëzon mbështetjen e zv.kryeministrit Xhaferri.

Kuvendi i djeshëm në Strugë devijoi dhe për pasojë procesi i votimit u ndërpre.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu