Mesazhet e shkëmbyera gjatë votimit si president

0
416
Behgjet Pacolli në Kuvendin e Kosovës

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në kohën e votimit për president, i nominuari për t’u bërë simbol i unitetit të kësaj Republike, duket se ka qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve elektronike në telefonin e tij mobil, të cilat, sipas asaj që ka zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet

dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar dhe, në momente, shumë të paparashikueshëm, që siç tregojnë qartë edhe “SMS-të presidenciale”, është përcjellë me pasiguri nga vetë i nominuari, raporton Koha Ditore.

Një pjesë e SMS-ve, ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president – shihet se i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij, Esaad Puskar (Esad Pushkar), i cili gjatë seancës së Parlamentit, ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë.

SMS-të e Puskarit drejtuar Pacollit qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit.

Disa nga SMS-të:
SMS1: Esad Puskar për Behgjet Pacollin: U bë Urime. Ca dallime në moment të fundit me SLS. Po punoj në to. BR. BP Chris është me mua, a është SLS pyet ai, apo çka?
SMS 2: Esad Puskar për Behgjet Pacollin: Dell nuk është SLS, është një fraksion i PDK-së…Por duket se vota e parë ishin nervat…
SMS 3: Behgjet Pacolli për Esad Puskar: Pyete CD-në çka të bëjmë për raundin e tretë
SMS 4: Esad Puskar për Pacollin: Ndryshe, dhe ai i thotë jo Jakupit…nëse ti kalon më mirë në raundin e 2-të, ai thotë që t’i qëndrosh kursit
SMS 5: Esad Puskar për Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas këtij raundi nëse del njëjtë apo më keq…
BP, Dell mendon që duhesh të takohesh me Hashimin…
Dell doli, shkoi për 2 minuta.
SMS 6: Esad Puskar për Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK…

*******************

Me 62 vota pro dhe 4 kundër, Behgjet Pacolli është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Kosovës. Nga 67 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm një fletëvotimi u shpall e pavlefshme. Presidenti i ri i Kosovës u zgjodh vetëm në raundin e tretë të votimit, pas dështimit të dy të parëve.

Deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së braktisën sallën e Kuvendit që pa nisur votimi, duke mos u pajtuar me kandidaturën e Pacollit për President.

Në raundin e parë nga 67 deputetë të pranishëm në Kuvend, Pacolli arriti të merrte 58 vota pro dhe 7 kundër dhe dy fletëvotimi të pavlefshme, duke mos mundur të kapë numrin 61 të votave, të nevojshme për tu zgjedhur President.

Po kështu edhe në raundin e dytë, ku pro kandidaturës së Behgjet Pacollit votuan 54 deputetë dhe 11 kundër, ndërsa dy fletëvotimi u numëruan të pavlefshme.

Menjëhere me pas Pacolli beri betimin si Presidenti i ri i Republikës së Kosovës.

Behgjet Pacolli deri tani ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Aleanca për Kosovën e Re, që vetëm pak ditë më parë hyri në aleancë me PDK-në e Hashim Thaçit në këmbim të Presidencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu