Mesazhet sekrete, Asadi merr këshilla nga Irani

0
674

Basha al-Assad ka marrë këshilla nga Irani se si të manovrojë me kryengritjet kundër pushtetit të tij. Kjo shihet nga qindra mailie që ka marrë dhe dërguar lideri i Sirisë dhe gruaja e tij.

Kjo është zbuluar nga disa aktivistë të cilët kanë shkarkuar mbi 3 mijë dokuemtnat nga një llogari privat e Asadit dhe gruas së tij Asma.

Nga mesazhet, të cilat janë siguruar nga gazeta britanike “The Guardian” tregohet se Asad në një kohë kur në një vit rebelimi janë vrarë më shumë 8 mije sirianë, ka blerë shandanë nga Parisi me vlerë mbi 12 mijë euro. Blerje të cilat i ka bërë nëpërmjet Amazon.

Në maile tregohet se si Asad punon me grupin e këshilluesve për strategjinë mediatike dhe mbrojtjen e pozicionit të tij në një kohë kur i gjithë faktori botëror po kritikon ashpër atë.

Aktivistët thonë se kanë monitoruar inboksin e Asadit dhe gruas së tij në kohë real për disa muaj.

Këshillat që Asad ka marrë nga Irani janë për përdorimin e pushtetit dhe të dhunës dhe të tregohen i ndjeshëm ndaj vende që e mbështesin.

Gjithashtu ai ka marrë këshilla edhe nga një biznesmen Lebanez me ndikim, Hussein Mortada. Ai i ka këshilluar që të mos fajësojë Al Kaedën pasi në këtë mënyrë shfajëson administratën amerikane dhe opozitën siriane. /F.Stafa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu