Mesazhi prekës i Nënës së Elvis Pistës, në ditëlindjen e djalit

0
633

auto_elvisi

Nëna e ish-kandidatit për deputet nga PDK-ja, Elvis Pista, e ka kujtuar djalin e saj të ndjerë në ditëlindjen e tij.

Pista është vrarë më 15 qershor të vitit 2014 dhe që nga atëherë, autoritetet akoma nuk kanë arritur të zbardhin rastin.
Për këtë, nëna e Pistës, Hidija, ka kujtuar djalin e saj.

“Ngrej kokën lart nga qielli
Dhe bej një dedikim kudo që të jesh ti.
Do të mbaj në shpirtin tim, deri sa të vi tek ti engjulli im .
Lotet nuk më ndalen asnjë ditë për ty jeta ime. Erdha tek vari yt Ditëlindjen të ta uroj , dhe përmendoren tënde ta përqafoj , sepse vetëm ajo nga ti më ka mbetur zemër.
Kush të mori nga jeta ime kurrë dritë mos të shef , do zoti e përjetojn poashtu dhimbjen sikur unë dhe Motrat e tua. Vrasësi yt ishalla kurre dritë me sy të mos sheh , Allahu e denoftë me tërë fuqinë e tij. Të kisha një më lanë pa asnjë. Të premtoj shpirti im që për secilin lot timin kanë për ta paguar shtrenjt.
Të qoftë dheu i lehtë jeta ime”, shkruhet në dedikimin e saj, postuar në Facebookun e Motrës së Elvisit, Norës.
Elvis Pista u vra më 15 qershor të vitit 2014, rreth orës 00:45.
Ai ishte me gruan (e cila ishte shtatëzënë) dhe shoqërinë e tij duke festuar ditëlindjen e gruas në Restorant “Jaha” dhe, kur po dilte nga ky restorant, u qëllua nga prapa, me armë me “shurdhues” të zhurmës, me katër plumba, nga 5 metra distancë.
Lajmi kishte tronditur gjithë Kosovën dhe, përkundër faktit se po bëhen 2 vite nga ngjarja, vrasësi i Pistës akoma nuk u gjet.

Vlene te theksohet se Elvis Pista kishte kriuar nje autoritet te theksuar ne Rahovec dhe regjionin e kesaj zone, Pista kishte filluar dhe te krionte konkurenc politike ne kete zone dhe shume shpeit Pista do ishte Kandidati per Krytar te Rahovecit dhe shume njerz te klases Politike e kan pare Elvis Pisten si penges per Poltikat e tyre klanore dhe korruptive sepse Pista ishte i pa kompromis me keto klane.

Pista ishte shume bemires dhe ndihmonte shume Familiaret skamor, me kete Pista kishte fituar dashurin e asaj Popullate dhe ishte i gatshem gjithmon te angazhohet ne te miren e qytetarve te Kosovës dhe asaj ane.

Elvis Pista me Gruan Besarten
Elvis Pista me Gruan Besarten

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu