Mësimi fillon të hënën, SBASHK-u pranon marrëveshjen për pagat!

0
396
Mësimi fillon të hënën, SBASHK-u pranon marrëveshjen për pagat!

Nga e hëna do të fillojë procesi mësimor në Kosovë. Në një konferencë për media Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, kanë dhënë lajmin për fillimin e mësimit ditën e hënë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha se nga e hëna nxënësit e Kosovës do të i iu kthehen shkollave të Kosovës.

“Nga e hëna mësimdhënësit do të iu kthehen shkollave. Nesër në Kuvendin e Kosovës, do të miratohet ligji i pagave, ku do të rritet pagat për 70 mijë punonjësit e Kosovës. Punëtorëve të Doganës edhe të ATK-së nuk do tu preken pagat e tyre dhe ato do të jenë të pavarur”, tha Veseli sot në konferencën për media.

Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nga ligji i pagave është arritur maksimumi. “Është bërë një punë e mrekullueshme. Qeveria e vendit është e interesuar të jap përgjigjje të gjithëve, ne jemi i interesuar të respektohet dinjiteti i të gjithëve”, tha ai. Sipas tij nesër do të jenë gati për Kuvendin e Kosovës për ligjin e pagave.

Kurse kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja e re, i ofron mësimdhënësit tek kërkesave të tyre.

“Ishte kënaqësi, dje u takuam me z. Hamza dhe pastaj sot arritem marrëveshje ashtu siç e thanë edhe institucionet tona pra, marrëveshja e re na ofron shumë tek këreksat tona dhe kështu që ju urojmë vitin shkollor”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu