Miftari “provokon” drejtësinë

0
816

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i bënë thirrje të vetëshpallurit agjent i SHIK-ut, Naim Miftarit, që të lajmërohet në polici nëse posedon fakte se në Kosovë ka pasur krim të organizuar dhe korrupsion.

Ky reagim në drejtim të ish agjentit erdhi në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK), me temën “Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme – baza ligjore”.

Në këtë tryeze ishte i pranishëm edhe vetë Miftari, ndërsa reagimi i të pranishmëve erdhi në kohën kur gazetarët pyetën nëse organet e drejtësisë kanë marrë hapa konkretë në hetimin e deklarimit të ish-agjentit Miftarit, për “ofertat që kishte ai nga pushtetarë për vrasje me pagesë”.

Kjo pyetje ngjalli reagimin e përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, të cilët kanë thënë se janë në proces të hetimit, ndërkohë edhe i është thënë vetë Miftarit që në rast të informatave tjera më të hollësishme të paraqitet në polici.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Valdete Daka, ka thënë se Gjykatat janë hallka e fundit të zinxhirit në luftën kundër krimit të organizuar. Sipas saj, buxheti për të gjitha shpenzimet e të gjithë akterëve të gjyqësorit është më i ultë i mundshëm, rreth 1 për qind nga buxheti i konsoliduar i shtetit, prandaj, siç tha ajo, ky buxhet nuk mjafton për luftimin e këtyre dukurive.

“Në të ardhmen, gjykatat duhet të sfidohen edhe me raste të gjykimeve të krimeve të rënda”, ka thënë Daka.

Ndërkaq zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, ka thënë se Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme pritet të hyjë në fuqi shumë shpejt, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. “Ritheksojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e institucioneve dhe bazës ligjore përkatëse për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Jonathan Ratel, ka thënë se mbështetja fi nanciare për gjyqësorin nuk është në nivel. “Vetë buxheti i ulët i caktuar nga Ministria përkatëse ndikon në pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit.

Ndërkaq, edhe pse Kosova ka polici shumë të mirë, dhe prokurorë të mirë, këto nuk mjaftojnë. Policët, prokurorët dhe akterët tjerë të përfshirë duhet të jenë proaktivë, dhe të kenë vullnet të çojnë rastet përpara”, ka thënë Ratel.

Ndërkaq, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, krimi i organizuar nuk është sfi dë vetëm për Kosovën, por, siç është shprehur ai, krimi i organizuar është sfidë për gjithë Ballkanin. Në ndërkohë në debat është ngritur edhe një rast konkret i një denoncuesi të një krimi të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu