Milionerë me punë shteti

0
606

Euro parti

Politikanët mbeten shtresa më e pasur në Kosovë. Përveç udhëheqësve të dikastereve qeveritare, janë edhe një pjesë e madhe e ish-deputetëve të legjislaturës së katërt, e që shumica e tyre janë rizgjedhur edhe në legjislaturën e pestë dhe kanë pasuri milionëshe. Kosova konsiderohet si vendi më i varfër në Evropë, por, me gjithë shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, ka mjaft zyrtarë milionerë.
Disa përfaqësues të partive politike apo zyrtarë në institucione të larta, qoftë qendrore apo lokale, vlerësohen shumë të pasur, shkruan Kosova Sot. Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu