Millaku – Veselit: Ia keni gërdit Kosovën edhe pleqve

0
430
Millaku – Veselit: Ia keni gërdit Kosovën edhe pleqve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit dhe PDK’së, Kadri Veselit, i cili kërkoi nga të rinjtë që të mos ikin nga Kosova – raporton Periskopi.

Millaku ka shkruar në Facebook se vetëm gjatë qeverisjes së PDK’së, nga Kosova kanë ikur mbi 400 mijë qytetarë.

Madje, thotë se jo veç rinisë, po me qeverisjen e tyre kjo parti ia ka gërdit Kosovën edhe pleqve.

Publikimi i Millakut në Facebook:

Sot, Kadri Veseli gjatë vizitës (fushatës) në Prizren paska kërkuar nga rinia që të mos e lëshojnë Kosovën!

T’ia kujtoj Kadriut se vetëm në qeverisjen 11 vjeçare të PDK-së nga Kosova kanë ikur mbi 400 mijë qytetarë.

Dhe jo vetëm rinisë, por edhe pleqve ia keni gërditur Kosovën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu