Ministrat ‘kapadahinj’ që lejojnë kalimin e ligjeve antishqiptare

0
839

Debilat ne parlament

Ministrat nga radhët e BDI në Maqedoni akuzohen për papërgjegjësi, se nuk i lexojnë ligjet antishqiptare apo janë bashkëhartues të tyre.

Këto akuza vijnë nga brenda kësaj partie, ku theksohet revoltë ndaj papërgjegjësisë së ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët lejojnë që ligje diskriminuese kundër shqiptarëve të hyjnë në procedurë parlamentare, informon INA.

Kjo ka ndodhur edhe me pakon e ligjeve të fundit të propozuara nga Ministria e Brendshme si projekt – ligji për letërnjoftimet, projekt – ligji për vendbanim dhe vendqëndrim dhe projekt – ligji për pasaportat. Këto tre ligje në disa nene të caktuara në mënyrë të perfeksionuar realizohet skenari i dëmshëm për shqiptarët, sidomos diasporën. Këto ligj sanksionojnë deri me heqjen e adresave për të gjithë ata qytetarë që qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj. Por, edhe pjesë të tjera të këtij ligji janë diskriminuese dhe se ato më pas mund të implementohen në bazë të rregulloreve të përcaktuara nga MPB.

Pikërisht këto ligje propozohen dhe lexohen në Qeveri, aty ku janë edhe ministrat shqiptarë. Lidhur me këtë ka pasur përplasje midis deputetëve dhe ministrave, por edhe funksionarëve të tjerë, të cilët kanë shprehur kritika për punën e ministrave. Një grup deputetësh kanë kërkuar llogari nga ministrat se si lejojnë gjëra të tilla dhe çdo përgjegjësi i`a hedhin deputetëve në Parlament.

“Kjo që po ndodhë është papërgjegjësi e madhe dhe nuk tolerohet. Ata tani na nxjerrin telashe dhe probleme të mëdha  për të penguar miratimin e këtyre ligjeve përmes amendamenteve dhe seancave maratonike, që duhet përgaditur vetëm e vetëm për të prolonguar miratimin, por edhe kjo është vështirë”, dekaroi një deputet i BDI-së që kërkon largimin e menjëhershëm të disa ministrave të konsumuar dhe të paaftë që janë treguar me vite të tëra.

Një akuzë publike ka bërë edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, i cili ka theksuar se kabinetet ministrore apo Qeveria nuk guxon të kalojë propozim që shkon në dëmin e qytetarëve shqiptar dhe tjerëve.

“Nuk guxojnë që një konkluzion të kaloje në kabinetin qeveritar që nuk shkon në dobi të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi të rrinë, leja vendin tjetërkujt”, theksoi Bejta.

Por partia opozitare PDSH këtë e quan një lojë të dyfishtë të BDI-s. Deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu thekson se pikërisht për projekt – ligjin për letërnjoftimet dhe ate për vendqëndrim nënshkrues është zëvendësministri i MPB-së nga radhët e BDI-së.

“Lejojnë fillimisht që ligjet të përgatiten nga ministra ose zv/ministrat e tyre, pastaj i miratojnë në Qeveri. Dhe pasi vijnë në procedurë parlamentare, për t’i mbuluar gjurmët e krimit bëhen sikur kundërshtojnë e në anën tjetër sigurojnë kuorumin që ligjet të kalojnë. Kjo lojë e tyre e pamoralshme iu shkakton dëme kolosale shqiptarëve prej 10 vitesh pa ndërpre”, theksoi deputeti Aliu.

Siç mëson INA, në procedurë parlamentare janë edhe disa ligje të tjera që në mënyrë perfekte diskriminojnë shqiptarët dhe se për ato VMRO-DPMNE insiston që të kalohen sa më shpejt në Parlament.(Mentor Mellova/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu