Ministrat që Thaçi “dogji”, tregojnë strategjinë e tij

0
633

Ministrat qe dogji thaqi

Tani kur qeveria e re e Kosovës është miratuar, mediat në Prishtinë kanë publikuar edhe fotot e ministrave “fatkeqë” që Hashim Thaçi nuk i transferoi me vete nga kabineti i vjetër në të riun.

Ndoshta më shumë se gjithçka, emrat dhe profilet e tyre tregojnë qëllimin e vërtetë sepse Hashimi pranoi të bëhej numri dy i ish rivalit të vet, Isa Mustafa.

Kjo, sipas lapsi.al, tregon gjithashtu edhe qëllimet e tij.

Lapsi.al shkruan se Thaçi pranoi të bëhet zv kryeministër dhe ministër i jashtëm. sepse ai do të jetë së paku kryeministri i gjysmës së kabinetit dhe duke qenë brenda, ai i kontrollon edhe më mirë ministrat e ardhur nga partia e vet PDK.

Pikërisht për këtë arsye, shton lapsi.al, ai i dogji disa nga emrat më eminentë të kabinetit të vjetër duke i lënë ata deputetë të thjeshtë.

Qëllimi i Thaçit është i qartë: ti kontrollojë ata dhe ti përdorë si shantazh për prishje të qeverisë, në rast se në vitin 2016, atij nuk i jepet posti i presidentit të cilin e synon. Pikërisht për këtë arsye ai nuk futi në kuvend emra me peshë….

Por kush janë të përjashtuarit (që duken në foto)?

I pari, Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm.

Besim Beqaj, ish-Ministër i Financave;

Agim Çeku, ish-Ministër i FSK’së;

Ramë Buja, ish-Ministër i Arsimit;

Fehmi Mujota, ish-Ministër i Infrastrukturës;

Bajram Rexhepi, ish-Ministër i Brendshëm /lapsi.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu