Ministri Enver Hoxhaj flijon shqiptarët e Malit të Zi

0
760

Një tjetër minoritet i sajuar së shpejti do të jetë kategori kushtetuese. Mediet malazeze njoftojnë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një letër dërguar homologut të tij malazez, Milan Roçen, ka paralajmëruar se së shpejti komuniteti malazez do zërë vend në Kushtetutën e Kosovës. Gjithnjë sipas njoftimeve të medieve, Enver Hoxhaj citohet të ketë thënë se që nga 15 janari ka hyrë në fuqi një ligj, një prej qëllimeve të të cilit është edhe futja e komunitetit malazez si kategori kushtetuese. Në letër shtohet se edhe me ligj mundësohet pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të komunitetit malazias në Këshillin Konsultativ për Komunitete, që përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, Zyrës së presidentit dhe agjencive relevante. Mali i Zi e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, duke e kushtëzuar me njohjen e malazezve si minoritet. Për të qenë skandali edhe më i madh, ministri Hoxhaj në letrën e tij askund nuk përmend pozitën e rëndë të 50 mijë shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët janë objekt  i shtypjes, diskriminimit dhe mohimit të të drejtave më elementare siç është përdorimi i flamurit kombëtar, për të cilin mund të gjobiten me shuma të mëdha financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu