Ministria e Diaspores te ketë një zv. Minister nga Diaspora

0
934

Kadri-Gervalla

Institucionet e Kosovës, apo dikush…, sikur po harrojnë një fakt të rëndësishëm, apo edhe qëllimisht po e injorojnë këtë fakt duke i lënë anash interesat e mërgimtarëve, kur dihej se mërgata ishte njëri ndër shtyllat kryesor të UÇK-ës si dhe për fitoren dhe lirinë e Kosovës, për Pavarësinë e saj, mos edhe më tepër. Këtë fakt më se të dëshmuar nuk mund ta mohojë askush e as vetë qeveritarët të cilët me apo pa vetëdije e injoron në forma të ndryshme, mbase edhe e torturojnë me politika akrobatike, që shpesh edhe vet nuk i kuptojnë, me që në këtë mes është i lidhur ngushtë familjarizimi.

Ndonëse, diaspora ishte i vetmi komunitet inkurajues gjatë luftës së UÇK-së, me që edhe ka luajtur një rol pothuajse kryesor, në diplomaci, po ashtu edhe në sensibilizimin e gjendjes në Kosovë e deri te mundësitë për përkrahjen e luftës nga vendet dhe faktorët kyçë. Mbase duke mos harruar kontributi e mobilizimit të vullnetareve të UÇK-së, si dhe Fondi“ VENDLINDJA THËRRET“, që ishte i vetmi fond i deklaruar edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, si fond i luftës. Në këtë fond janë derdhur shumë mjete, ku mërgata nuk e ka kursyer as metalikun e fundit, gjë që kontributi i saj ka qenë deri në maksimum, derui atje ku e ka lënë në shërbim të atdheut edhe jetën.

Mërgata duke shpresuar se pas përfundimit të luftës, shteti i atdheut të tyre do t’i shpërblente, të paktën do t’ua lehtësonte dhimbjen mallit, me respekt dhe afrim sa më shumë të lidhur për atdheun. Në fakt për keqardhje kjo jo që nuk ngjau ashtu siç kishin dëshiruar mërgimtarët, po deri më tash qeveritë e kanë anashkaluar, me qëllim apo pa qëllim mëritën e mërgatës me sajesën se gjoja për mungesë kompetencash.

Meqë edhe ndoshta mund të ketë qenë mungesa e kompetencave, po realisht krahas meritës që e ka mërgata mund t´i bëhej një mbështetje tjetër për ta shpërblyer për punën e saj të devotshme për ardhmërinë e lirisë që po e gëzon Kosova. Me keqardhje e them se një gjë nuk është e qartë, thjesht e mjegullosur, kur dihej se Kroacia dhe Maqedonia kanë aprovuar me këmbëngulje që në Parlamentin e tyre të jenë nga 5 deputetë të mërgatës, e kjo gjë e pse nuk bëhet në Kosova, kur dihej se afro njëmilion mërgimtar janë dyerve të botës?

Si është e mundur ta kemi Ministrinë e diasporës dhe të mos ta kemi asnjë njeri nga diaspora, në këtë ministri. Atëherë me të drejtë pyet mërgimtari se e kujt është kjo Ministri, e diasporës apo e Prishtinës? Gjë që kush mund t’i din hallet më mirë dhe më shumë të mërgatës se sa vetë mërgimtarët dhe përfaqësuesit e saj. Do ishte mirë dhe respekt qe së paku në ketë ministri të jetë një zv. Ministër nga diaspora, i cili do jetë ma afër me diasporën, si dhe te ketë këshilltarë brenda dhe jashtë nga diaspora. Kështu kjo ministri do ta ketë afërsinë, respektin dhe bashkëpunimin sa ma te mirë, sikurse nuk do të ishte ndier e anashkaluar dhe e fyer si që është ndier deri më sot.

Mërgimtarët kërkojnë nga Ministri i ri i diasporës z. Valon Murati që dhe është një organ i ligjshëm i rëndësishëm për diasporën, gjë që dhe besoj se do të dinë ta ndërlidhë bashkëpunimin me mërgatën, të këtë një trajtim ma të mirë se deri më tash qe ka pas kjo ministri në raport me diasporën.

Kjo ministri duhet t’i ketë parasysh edhe kërkesat e mërgimtarëve. Si dhe duhet sa ma parë ta themeloi Qendrat e Kulturës në Gjermani dhe vendet tjera në Evropë me qëllim që formohen Këshillat që ruajnë reciprocitetin Kosovë-Diasporë, si në vijim…

 

a.Këshilli për vënien dhe ruajtjen e lidhjeve me Atdheun .

  1. Këshilli për vënien dhe ruajtjen e lidhjeve me shtetin dhe popullin gjerman .
  2. Këshilli intelektual e shkencor.
  3. Këshilli për art, kulturë dhe letërsi.
  4. Këshilli për informim.
  5. Këshilli për bashkëpunim me asociacionet tjera shqiptare në mërgatë.
  6. Këshilli për biznes dhe ekonomi, si dhe
  7. Këshilli financiar.

Shkruan :Kadri Gervalla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu