Ministria e Punëve të Brendshme e mban të “bllokuar” marrëveshjen VV- LDK!

0
226
Ministria e Punëve të Brendshme e mban të “bllokuar” marrëveshjen VV- LDK!

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së hënë dha sinjale se mund të lëshoj pe për postin e presidentit- post ky që bllokoi tash e sa ditë marrëveshjen me Vetëvendosjen, tash problem vazhdon të jetë Ministria e Punëve të Brendshme.

Gazeta Blic nga burime brenda Vetëvendosjes merr vesh se posti i presidentit më nuk është problem ndërmjet këtyre dy partive, për faktin se për këtë post do të diskutohet pas formimit të Qeverisë, por tash problem është Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky zyrtar i lartë brenda partisë së Kurtit në kushte anonimiteti tha se Vetëvendosje nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje me LDK-në nëse asaj nuk i takon posti i MPB-së.

“Negociatat ndërmjet dy partive janë bllokuar tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ne si Vetëvendosje nuk do t’ia japim këtë ministri. Është kusht për bashkëqeverisje”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Blic ka raportuar se ka një përafrim të madh ndërmjet dy partive. Kjo për faktin se LDK ka nisur të lëshoj pe për postin e presidentit.

“Tashmë janë përafruar qëndrimet mes dy partive. Ka shumë gjasë që marrëveshja të arrihet para ditës kur është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit. Çështja e presidentit është lënë që të diskutohet më vonë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Se tashmë ka një përafrim të qëndrimeve mes dy partive politike, e ka thënë dje edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu