Ministria e Shëndetësisë i reagon Limajt, tregon në detaje me çka e furnizoi Malishevën

0
394
Ministria e Shëndetësisë i reagon Limajt, tregon në detaje me çka e furnizoi Malishevën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka vizituar komunën e Malishevës, e cila ka numrin më të prekur me covid-19.

Ai aty ka thënë se një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës.

Por Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratës së Limajt.

Në një komunikatë për media kanë treguar se me çfarë mjete kanë ndihmuar komunën e Malishevës nga 11 mars deri më 27 mars.

Ndër to ka pasur edhe furnizime si: barna esenciale, dorëza, veshje për personelin shëndetësor, dezinfektues termometra, dorëza sterile.

Komunikata e plotë:

Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.

Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:

· 90 Maska Respirator FFP2

· 80 Veshje për personelin shëndetësor

· 1800 dorëza

· 40 dezinfektues

· 4 termometra infra red

Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

· 500 maska mbrojtëse dhe

· 4800 dorëza sterile dhe jo sterile

Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

· 100 Respirator Maska FFP2

· 40 veshje (L)

· 40 veshje (M)

· 30 veshje (L)

· 40 mburojë për fytyrë

10 syze mbrojtëse

· 4000 dorëza (L)

· 4000 dorëza (M)

· 50 litra alkool etilik

· 4 dezinfektues 500 ml

Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:

· 120 Respirator Maska FFP2

· 100 maska kirurgjike

· 50 rroba mbrojtëse

· 10 sete sterile (kombilizone)

· 1 Dezinfetktues 5 litërsh

· 10 qese 15×80

· 10 qese 600 x780

· 100 përparëse për një përdorim

· 10 këmisha për pacientë

· 96 letra (rollne) higjienike

· 48 litra alkool etilik

· 1000 dorëza (M)

· 1000 dorëza (L)

· 100 kalaqe

Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.

MSh është e vetdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.

Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.

Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu