Minoritarët joserbë: Do ta votojmë Thaçin për president!

0
783

Hasha

Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për postin e presidentit të vendit.  

Ish-kryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është deklaruar se ai do të jetë president i Republikës, ashtu siç e parasheh marrëveshja e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, e nënshkruar një vit më parë. Lidhur me këtë, janë disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kanë kundërshtuar kandidimin e tij në krye të Presidencës. Ndërkohë, disa prej deputetëve minoritar për herë të parë kanë shprehur qëndrimin e tyre pro kandidaturës së Thaçit në këtë post.

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja nga minoriteti joserb, Duda Balje në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se grupi i saj do t’i jep përkrahje marrëveshjes LDK-PDK.  “Grupi parlamentar 6+ ka biseduar në lidhje me zgjedhjet për president dhe ende nuk dimë kush janë kandidatët. Por, nëse z. Thaçi do te jetë kandidat, do ta ketë përkrahjen e grupit tonë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Thaçi disa herë ka deklaruar se pret që të bëhet president pas një viti. Ai siguroi se do t’i futet kësaj gare, me bindje se do ta fitojë postin, pavarësisht formës së garës që i duhet të nënshtrohet dhe marrëveshjes politike që bëri më LDK-në për këtë punë.

“Në të ardhmen do të vazhdoj të jem në krye të obligimeve që më takojnë, në bazë edhe të marrëveshjes dhe legjitimitetit qytetar dhe do të prezantoj orientimet dhe prioritetet cilat më të vërtetë janë, prioritet që mund të sjellin një model të ri presidencial në Kosovë, kuptimin, respektimin kushtetues dhe ligjor, por në të njëjtën kohë të transparencës së zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar ai. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu