Miodrag Kostiq, synon Brezovicën

0
942

“Mbreti i sheqerit” në Serbi është në mesin e katër konkurruesve të parakualifikuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Brezovicës së re. Qendra e re turistike që do të ndërtohet pranë aktuales, do të jetë pesë herë më e madhe se qendra turistike në Mavrovë në Maqedoni. Biznesmeni serb ishte anëtar i partisë së Boris Tadiqit, ish-presidentit serb.

MK Group, pronë e magnatit serb Miodrag Kostiq, është në mesin e katër ofertuesve të parakualifikuar që kanë shprehur interesim për të investuar në projektin e Qeverisë së Kosovës për Brezovicën e re.

Qeveria e Kosovës po planifikon të ndërtojë Brezovicën e re në afërsi të qendrës aktuale të skijimit.

Në mbledhjen e qeverisë, më 8 maj të këtij viti, u bë publike se interesim për Brezovicën kanë shprehur pesë operatorë përfshirë edhe MK Group nga Serbia.

Ministria e Tregtisë e Industrisë nuk komentoi javën e kaluar interesimin e Kostiqit për të marrë me koncesion qendrën e re turistike në Brezovicë e cila i përket territorit të komunës së Shtërpcës, e banuar kryesisht me serbë.

“Qeveria e Kosovës po planifikon të ndërtojë Brezovicën e re në afërsi të qendrës aktuale të skijimit.

Po ashtu as kompania MK Group në Serbi nuk ka komentuar deri më tash interesimin për të investuar në Kosovë.

Operatorë tjerë që kanë shprehur interesim janë edhe “ATC Investment” dhe “Desgin Workshoop” një konsorcium autriako-amerikan. 

Po ashtu në garë është konzorciumi bullgaro-austriak i përbërë nga kompanitë “Rila Ski Resort” , “Eco Sign Evropa”  dhe “Ballkan GCE”.

Një konzorcium tjetër i parakualifikuar është ai francezo-andoro-kosovar dhe përbëhet nga kompanitë PGI Management & MDP Consulting

Interesim ka shprehur edhe kompania greke “Civitel Hotels & Resorts”, por Komisioni Ndërministror i Projektit vlerësoi se nuk i plotëson kriteret për parakualifikim.

Ministria për Tregti e Industri që udhëheq Komisionin Ndërministror për këtë projekt bëri publike Kërkesën Shprehjen e Interesit më 31 janar këtij viti.

Pjesa ku parashihet të ndërtohet qendra e re e skijimit do të jepet me koncesion për një periudhë 99 vjeçare.

Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2011 kishte marrë vendim që të krijohet Komiteti Ndërministror që do të udhëheqë përgatitjet për projektin e zhvillimit të Brezovicës.

“Ministria për Tregti e Industri që udhëheq Komisionin Ndërministror për këtë projekt bëri publike Kërkesën Shprehjen e Interesit më 31 janar këtij viti.

Qeveria e drejton procesin bazuar në një master- plan të punuar nga një kompani e cila u angazhua nga Komisioni Europian.

Bazuar në këtë plan, qendra e re turistike që do të ndërtohet pranë aktuales, do të jetë pesë herë më e madhe se qendra turistike në Mavrovë në Maqedoni, që i bie se Brezovica e re do të jetë sa një e treta e hapësirës së qendrës më të madhe në rajon – Banjsko të  Bullgarisë. 

Kostiq – Lidhjet me politikën dhe problemet me BE-në

Në të nëntëdhjetat, Miodrag Kostiq ishte zyrtar i lartë i Partisë Demokratike (DS) e udhëhequr më vonë nga kryeministri serb Zoran Gjingjiq.

Ai u tërhoq pas ndryshimeve demokratike në vitin 2000 kur opozita përmbysi pushtetin e Slobodan Millosheviqit.

Kostiq ktheu në parti kartelën e anëtarësisë duke thënë se ai nuk mund të jetë edhe drejtues i partisë në pushtet dhe njëkohësisht edhe pronar i kompanisë private më të madhe.

Ai megjithatë mbeti i afërt me demokratët dhe financoi ata deri në kohën kur u vra Gjingjiqi.

Por që ahëtëherë Kostiqi me vite nuk ka mbajtur lidhje me demokratët.

Partia Demokratike e udhëhequr nga Boris Tadiqi, aktualisht është në opozitë.

“Mbreti i Sheqerit”, në Serbi siç quhet nga mediat, tani ka lidhje të ngushta me progresistët.

Partia Progresiste është në pushtet dhe udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiç që mban pozitën e zv/kryetarit të parë në Qeverinë serbe.

Kostiç u bë i njohur pas ndryshimeve demokratike në vitin 2000 kur bleu tri rafineri të sheqerit për tri euro.

Ai nuk u gjet fajtor për abuzime me eksportin e sheqerit përkundër që BE-ja kërkonte njëherë burgosjen e tij.

BE-ja dyshonte se ai ishte i implikuar në biznes të paligjshëm por nuk mundi të provojë se biznesi i “MK Comerce” nuk ishte i drejtë.

BE-ja në vitin 2000 kishte lejuar eksportin e sheqerit nga Jugosllavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor pa iu nënshtruar masave kufizuese ose detyrimeve doganore.

Kur Serbia nisi eksportet drejt BE-së, më 1 gusht të vitit 200,1 shuma e eksport-importit të sheqerit u rrit papritmas.

Një vit më vonë, më 2002, përfaqësuesit e BE-së në një takim të mbajtur në Shërbimin Federal Doganor ngritën shqetësimin e tyre se mos dekreti preferencial për eksport nga Jugosllavia drejt BE-së ishte duke u abuzuar.

“BE-ja në vitin 2000 kishte lejuar eksportin e sheqerit nga Jugosllavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor pa iu nënshtruar masave kufizuese ose detyrimeve doganore.

Një delegacion i OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimeve) në nëntor të 2002 ndihmoi Shërbimin Doganor në Jugosllavi që të inspektojë sheqerin e importuar në vend nga MK Commerece me bazë në Novi Sad si dhe nga Koperativa “Panoninvest”, me bazë në të njëjtën adresë.

Po ashtu u ndihmua inspektimi i deklaratave doganore të importit dhe eksportit në Novi Sad si dhe dokumentet e origjinës së sheqerit të prodhuar nga rafineria “Crvenka”.

Në bazë të rezultateve të përfituara OLAF-i, komisioni morri një vendim që për momentin shërbimet doganore në Serbi dhe Mal të Zi nuk ishin në pozitë që të përmbanin dhe të zbatonin rregullat mbi origjinën e mallrave, ashtu siç kërkohej.

Me Dekretin e BE të datës 30 prill 2003 statusi preferencial i Serbisë u pezullua për tre muaj nga Komisioni Europian.

Tri vite pasi Kostiqi ishte fuqizuar dhe tashmë kishte importuar 352 mijë tonë sheqer pa certifikatë të vlefshme të origjinës, Ministria e Ekonomisë në Serbi kishte marrë vendim për lëshimin e certifikatave të brendshme të origjinës së mallrave të eksportuara dhe të importuara.

Tani MK Group posedon 36 firma dhe punëson 4500 njerëz në Serbi dhe Ukrainë me një qarkullim të përafërt vjetor prej mbi 500 milionë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu