Miratohen rekomandimet e VV’së ku kërkohet hetim ndërkombëtar për rastin e sulmit ndaj Kuvendit

0
1126

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar propozim rekomandimet e paraqitura nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, lidhur me dënimin e aktivistëve të VV-së, për sulmin ndaj objektit të Kuvendit.

Në sallë ishin 61 deputetë , ku prej tyre 42 votuan pro, raporton Periskopi.

Deputeti Kurteshi   dje ka lexuar rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth burgimit të aktivistëve të saj lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, si dhe për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kurteshi ka bërë me dije se Vetëvendosje kërkon hetim ndërkombëtar për vdekjen e Deharit dhe për sulmin ndaj Kuvendit në gusht të vitit 2016.

Më poshtë gjeni rekomandimet e Vetëvendosjes:

Nga aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës shtrohen pyetje të pashmangshme:

  1. Kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri më 4 gusht 2016?
  2. Kush është organizuesi për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?
  3. Kush janë ideatorët e këtij inskenimi ndaj aktivistëve të LVV-së?
  4. Kush e vrau Astrit Deharin në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016?

Për shkak të këtij inskenimi, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të dyshimit të bazuar të involvimit të qarqeve të larta në Policinë e Kosovës, në Prokurorinë Speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës kërkojmë që:

  1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit.
  2. Shkarkimi i të gjithë personave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast.
  3. Shkarkimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetenvtë në hierarkinë shtetërore kur ka ngjarë rasti i Astrit Dehari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu