Mirsad Ndrecaj dhe Beg Riza u vranë pasi u dorëzuan (Foto)

0
623

Arrestimi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka dyshime se disa prej viktimave të Kumanovës janë vrarë pasi janë dorëzuar.

KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qënë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas.

Dyshimet i shtojnë edhe këto dy foto që sjell Portali Albeu, në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimi nga policia maqedonase.

Të dy këta persona janë sjellë ditën e djeshme në Kosovë, të vdekur, dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më 9 dhe 10 maj në Kumanovë duhet të presim lirimin e të arrestuarve.

Arrestimi 1

arrestimi 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu