Misteri i vdekjes së Gadafit, plumb në kokë, më pas heshtje

0
501

TRIPOLI- Pas shumë dyshimesh, e vërteta mbi mënyrën si është vrarë kolonel Gadafi nis të zbardhet. Kolonel Muamar Gadafi ka vdekur si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit. Ky është rezultati i autopsisë së kryer mbi trupin e diktatorit libian.

Një funksionar i cili ka marrë pjesë në autopsinë e e ish diktatorit libian ka thënë se ekspertët kanë punuar gjithë natën, por ende nuk jepen detaje të autopsisë. Dyshimet mbi Gadafin janë nëse ai ka vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri apo ka qenë viktimë e një ekzekutimi të shumfishtë nga kryengritësit.

Një funksionar i qeverisë së përkohshme në Libi ka thënë BBC se me të mbaruar autopsinë trupi do t’i dorëzohet familjarëve sot në mbrëmje ose nesër. Lideri i qeverisë së transicionit ka thënë se rezultatet e autopsisë do i dorëzohen Gjykatës së Hagës për tu ekzaminuar nga Gjykata Penale ndërkombëtare.

Shumë përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare kërkuan hetimin e rrethanave të vrasjes së Gaddafit, i cili u kap të enjten, sipas gjasave i gjallë, por u vra në rrethana të paqarta, por dje Keshilli i Tranzicionit deklaroi se nuk do t’i bëhej autopsia. 

MINUTAT E FUNDIT, PLUMB NE KOKE ME PAS HESHTJA
Minutat e fundit të jetës së Gadafit u bënë të qarta sot nëpërmjet disa fotove ku tregohet momenti kur një pistoletë i vihet në kokë. Vetem një sekond më vonë, diktatorit nuk i dëgjohet më zëri. Skena tjetër tregon trupin e pajetë të tiranit të shtrirë në tokë. Sytë i ka të mbyllur dhe nuk merr me frymë. Pamjet dramatike mund të sqarojnë pak nga misteri i vdekjes së Gadafit, kur familjarët e tij kërkojnë hetim për mënyrën si vdiq . Imazhet, e publikuara sot në Daily Mail, përgënjeshtrojnë deklaratat e qeverisë së re të Libisë se ish diktatori u vra nga një e shtënë me armë rrugës për në spital. Në të vërtetë pamjet tregojnë qartë për një ekzekutim të Gadafit të rrethuar nga rebelët.

Gadafi është shtyrë mes një grupi rebelësh, ndërsa përplaset në tokë. Më pas merret brenda në një makinë. Gadafi thotë në regjistrim “Çfarë po bëni? Nuk e lejon ligji islamik! Ajo çfarë po bëni është e ndaluar! Ajo çfarë po bëni ështe e gabuar cuna! A e dini se cila është e drejta dhe cila ështe e gabuara?” Djemtë e ri bërtasin “Muamar je një qen” ndërsa ish lideri i tyre fshin gjakun që i ka mbuluar anën e majtë të kokës, qafëm dhe shpatullën. Me gjeste i kërkon rebelëve të jenë të duruar dhe thotë “Çfarë po ndodh?” ndërsa fshin gjakun nga koka.
Një luftëtar tjetër i ri shfaqet duke mbajtur në dorë një këpucë dhe duke thirrur “Kjo është këpuca e Gadafit”- Fitore!

“Mbajeni të gjallë”- bërtet dikush. Ndërsa një burrë e godet duke thërritur “Kjo është për Misratën”. Një rebel tjetër bërtet “Zoti është i madh, është I plotfuqishëm !

Ndërsa Gadafi lutet për mëshirë, një kryengritës bërtet “Mbylle gojën qen!”

Gadafi ishe ende gjallë në momentin kur u gjet i fshehur në tunelin jashtë Sirtes, ndërsa gjaku i rridhte në njërën anë të fytyrës. Luftëtarët e qeverisë e tërheqin brenda në makinën me qëllim largimin e tij nga turma dhe vendosjen e tij në një ambulancë rreth 500 metra më tutje.
Gadafi dëgjohet në video që thotë disa herë “Zoti e ndalon këtë”, ndërsa një rrebesh shuplakësh i vijnë në kokën e tij nga kryengritësit. E me pas qëllohet me arme duke e lënë kështu të vdekur Gadafin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu