Mitrovica “zien” nga kontrabanda shqiptaro-serbe

0
856

Idila e serbëve dhe shqiptarëve nuk ka të ndaluar sa i përketë kontrabandës në veriun e vendit.

Kontrabanduesit ka mësyr veriun e Mitrovicës duke iu versuluar mallit që në këtë pjesë të Kosovës ka hyrë kontrabandë nga grupet kriminale serb. Nuk pyet kush për shtet, por vetëm për kontrabandë, qoftë edhe me ata persona, kriminelë serb të cilët më 26 korrik të vitit të shkuar vranë policin e Kosovës heroin e saj, Enver Zymberi.

Peja, Prishtina, Skënderaj, Podujeva, Ferizaj, Obiliqi, etj, tashmë janë duke dërguar përfaqësuesit e tyre kontrabandistë në veriun e Mitrovicës që mallin e kontrabanduar ta shpien në tërë jugun e Kosovës. Derivate të naftës, barëra, goma përtypëse Orbit, alkool, Coca Cola, vaj për gatim, armë të prodhimit të Kragujevcit etj, janë këto ndër mallrat që më së shumëti po kontrabandohen nga veriu për në jug të Kosovës.

Policia e Kosovës është e pafuqishmë që të ndalojë të gjithë këta përsona që kanë mësyer veriun për të kontrabanduar. Burime të portalit lajmeshqip kanë njoftuar nga policia e Kosovës me kushte të anonimitetit se kontrabanda nga veriu në jug të Kosovës është në nivel më të lartë po thujse në normat e asaj të pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. I vetmi ndryshim tani është se maunet e ngarkuar me nga 25 ton naftë nuk mundet të kalojne.

Por kontrabanduesit kanë gjetur një menyrë tjetrë për të kontrabanduar naftën nga veriu në jug të Kosovës. Ata kanë modifikuar makinat dhe furgonët e tyre duke i punuar enkas saboratorët deri në 3000 litra si ishte rasti i kontrabanduesve nga Podujeve dhe Peja, automjetet e të cilëve janë kapuar nga policia e Kosovës. “Radhët e gjata po krijohen tek pompa e karburanteve e cila gjendet në afërsi të “Tre Rrokaqiejve” dhe në Lagjen e Boshnjakëve ku shqiptarët nga e tërë Kosovë kanë mësyrë të kontrabandojnënaftë me një çmim prej 98 cent deri në 100 litra.Por nëse, kontrabanduesi shqiptarë është i ‘zoti’ dhe ka modifikuar furgonin e tij që të mbajë 3000 litra atëherë çmimi bie në 80 cent” -ka thënë burimi i portalit.

Derivatet e naftës gjithashtu janë duke u kontrabanduar edhe në pikën e karburantit TAM të Zvonko Veselinoviçit në fshtain Zupç të komunës së Zubin-Potokut.  Në këtë punë tani më janë të angazhuar edhe operatoret ekonomikë të cilët bëjnë transportimin e udhëtarëve me autobusë.

Në stacionin e autobusëve në Mitrovicë shihen qartë fuçitë me naftë të cilat janë të kontrabanduar dhe mbushin saboratorët e autobusëve. Gjithashtu, mallra të tjerë me vlerë të madhe të kontrabandës janë edhe barërat e prodhuar në Serbi.

“Në këtë biznes janë të angazhuar kryesisht kontrabanduesit nga Peja dhe Prishtina me ndihmën e disa personave nga Mitrovica. Barërat kontrabandohen nëpër bagazhe të makinave të udhëtarëve, një makinë e till e ngarkuar nëse dërgohet për në Prishtinë ka një fitim prej 1000 eurosh ndërsa në Pejë, llogaria është më e madhe dhe shkon në 1500 euro” thotë burimi i portalit.

Shqiptarët konsumojnë shumë raki dhe për këtë arësye kanë nisur edhe kontrabanda e këtij produkti në veriun e Mitrovicës. Furgonë dhe kamionçina janë të angazhuar nga restorantet dhe dyqanet e Prishtinës që të bartin alkoolin dhe Coca Cola dhe atë kontrabandë. Edhe tregu i zi i armëve kontrabandë nga Serbia për në veriun e Kosovës dhe më pas edhe në jug është shumë i furnizuar mirë.

Armë të prodhimit të fabrikës së ‘Cërvena Zastava’ të Kragujevcit janë me bollëk dhe më të kërkuarat në treg. Pistoleta më e kërkuar tani më nuk është TT-ja por ajo e llojit më të ri që zë 15 plumba dhe kushton rreth 1200-1500 euro varësisht nga blerës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu