Mitrovicë, KFOR: Snajperat serbë në Veri

0
552

MITROVICE-KFOR-i nëpërmjet një komunikate të lëshuar për shtyp ka konfirmuar se në Veri të Kosovës ka snajpera serbë dhe njerëz të armatosur me të cilët ka shprehur vendosmërinë për përballje.

Misioni paqeruajtës në Kosovë ka thënë se meqë evidentuan se kishte rrezik nga snajperat dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisur me armë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar është vendosur në atë zonë e gatshme për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur do lloj sfide që do të mund të kishte ndodhur.

KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve paqedashës në Zubin-Potok, që t’u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë qarkullimin në qytet.

Misioni i NATO-s vlerëson gjithashtu se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet ende tensionuar nga elementët e mësipërm.
Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku makinat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë. Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. “Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javë më parë.

Komandanti i KFOR-it u kërkon qytetarëve në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe paqësorë, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu