Mitrovicë, shqiptari heq me ekskavator barrikadën, ndalohet nga SHPK-ja dhe Karrabineret Italian

0
444

MITROVICË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të dielën rreth mesditës në Mitrovicë, kur një qytetar shqiptar ka tentuar që me ekskavatorin e tij të largojë barrikadën mbi urën kryesore të Ibrit. 

Pjesëtarët e policisë kanë reaguar menjëherë duke arrestuar drejtuesit e ekskavatorit, ndërsa dhjetëra pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale serbe” të pranishëm në tendën pranë urës janë tubuar menjëherë pranë barrikadës, transmeton Kosovapress. 

Të tubuar pranë urës ka pasur menjëherë edhe nga jugu i qytetit, të cilët po vëzhgonin situatën, ndërsa shtimi i menjëhershëm i prezencës nga ana e policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, kanë evituar ndonjë incident të mundshëm.

Sesht hera e pare që Shqiptaret në menyr private tentojn te sensibilizoin problemin e Barrikadave por për habi gjithmon reagon SHPK-ja dhe KFOR-i apo dhe kesaj radhe Carabineret e Italis duke penguar nje veprim të tille thuaja sikur jane aty për ti ruajtuar ato barrikada që kan ven Grupet Kriminale serbe në veri të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu