Mjekët konfirmojnë se gjendja e Milotit është stabile

0
721

Milot Hasimja

Nerxhivane Halimi, mjeke në Emergjencë në QKUK tha para medieve se gjendja e gazetarit Milot Hasimja është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti ka ardhur me plagë në kokë, katër sosh, dhe ai është sulmuar me armë të ftoftë. Gjendja e tij është stabile dhe ai do të qëndrojë në emegjencë deri të kryhen ekzaminimet”, tha ajo

Gazetari Milot Hasimja është therur pas qafe, sulmuesi është arrestuar

Redaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë para medieve që ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 ku një person ka kërkuar të takohet me Milotin. Ai është lejuar të hyjë brenda, pa e ditur ne qëllimin e tij të keq, dhe e ka therur pas qafës. Gjendja e të lënduarit është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë. Gazeta ka folur edhe me Milotin, por i njëjti nuk ka pranuar ti bëhen fotografi dhe as nuk ka dashur të prononcohet, mirëpo Ai është në vetëdije dhe i kujtohet shumë mirë ngjarja.

Ndërkohë, punëtorët e tjerë të televizionit i kishin larguar armën sulmuesit dhe kanë arritur ta mbyllin në njërin nga lokalet e televizionit. Sulmuesi është mbajtur aty derisa pas 30 minutash kanë ardhur njësitet e policisë, të cilët arrestuan sulmuesin dhe e dërguan në mbajtje.

Deri tek konflikti ka ardhur pasi sulmuesi kishte kohe që kerkonte nga Gazetari të largoi nje Vedeo nga Youtob por Miloti kishte refuzuar gjithmon ta largonte ate Video.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu