Mobilizim për protestë kundër Gjykatës Speciale (Video)

0
896

OVL - UCK

Gjykata Speciale, nuk pritet të krijohet pa tensione. Nuk janë vetëm organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe partitë opozitare, që janë kundër kësaj gjykate, por janë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, që e shohin si të padrejtë krijimin e saj.

Kunder themelimit të Gjykates Speciale kan dalur dhe shume figura poltike nderkombtare, si nga bashkimi Evropian ashtu dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, deputet nga Shqiperia dhe deputet nga Kosova si dhe Intelektual.

Tribuna Channel mëson se aktualisht është duke u bërë një mobilizim i strukturave brenda partisë më të madhe në vend, që në rast të organizimit të ndonjë proteste qoftë nga organizatat e luftës, qoftë nga opozita, të dalin në rrugë në mënyrë sa më masive.

Në fakt, protesta veç është vendosur për t’u mbajtur.

Këtë e ka konfirmuar Smail Elezi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës. Ai ka thënë se të mërkurën do të organizohet një protestë më dy pika. Njëra nga to, sipas tij, është kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Elezi nuk ka përjashtuar mundësinë e eskalimit të protestave.
Se protestës mund t’i bashkohen edhe anëtar e simpatizant të PDK-së, e ka pranuar edhe deputeti Nait Hasani. Ky i fundit ka thënë se sa më shumë njerëz të cilët do të jenë në shesh në mbrojtje të vlerave të luftës aq më lehtë do të ta kenë deputetët marrjen e vendimit.

Haxhi Shala, si deputet opozitar nga Nisma për Kosovë, ka thënë se e mbështesin çfarëdo organizmi që është kundër Gjykatës Speciale.
Se çfarë thonë deputetët, Nait Hasani dhe Haxhi Shala ndiqeni kronikën e Tribuna Channel.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rwDwDzf5O40″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu