Molliqaj: Ambasada Amerikane e ka kuptuar se zgjidhja për Kosovën është VV’ja

0
750

Molliqaj

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Sipas tij, Vetëvendosje ka kërkuar takime me të gjitha ambasadat në Prishtinë, por vetëm ajo Amerikane ka refuzuar të takohet me udhëheqësit e VV’së me arsyetimin se s’kanë kohë.

Molliqaj: Koalicioni i ka numrat, Lista “Srpska” në Qeveri

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se koalicioni i lidhur me LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe parimet.

Ai ka thënë se edhe Lista “Srpska” do të jetë në Qeveri pasi kështu parashihet me Kushtetutë.

Molliqaj, ka tentuar të mbrojë parimet të Vetëvendosjes, duke thënë tash se koalicioni me partitë opozitare është qëllim strategjik i Partise se Albin Kurtit.

Ndërkohë, ai ka thënë se të enjten ka ndodhur një veprim shumë i madh por i dëmshëm për Kosovën me rastin e shtyrjes së seancës konstituive.

Sipas tij, seanca e shtyrë e ka kërkuar Beogradi dhe ia ka miratuar PDK’ja.

Molliqaj ka thënë se për VV janë të papranueshme që kërkesat e Beogradit të pranohen nga Serbia.

“Beogradi urdhëron PDK zbaton”, ka thënë Molliqaj, ne Klan Kosova.

Molliqaj ka folur edhe për koalicionin me LDK-AAK-NISMA, duke thënë se është bërë për interesin e shtetit të Kosovës.

Ky zyrtar i VV’së ka thënë se përfshirja e tyre në Qeveri është garanci edhe për serbët e Kosovës, të cilët s’kanë kryer krime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu