Molliqaj: Kjo është hapësira e uzurpuar nga prokurori Abdurrahim Islami (FOTO)

0
1027

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se prokurori i rastit të anëtarëve të këtij subjekti politik, Abdurrahim Islami është shkelës i ligjit dhe uzurpues i hapësirës publike.

Sipas Molliqajt, kur bëhet fjalë për kapjen e sistemit të drejtësisë, rasti i këtij prokurori është një prej shembujve konkret.

I njëjti prokuror e ka mbajtur për 5 muaj në burg aktivistin Trim Gashi nën akuzën për atentat ndaj Kryeministrit. Pas 5 muajsh burg është dëshmuar pafajësia e Trimit“, ka thënë Molliqaj, në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë postimin e tij:

Fotoja më poshtë dëshmon që prokurori Abdurrahim Islami i cili po i përndjekë aktivistët tanë në rastin e montuar për terrorizëm, është vetë shkelës i ligjit dhe uzurpues i hapësirës publike.
I njëjti prokuror e ka mbajtur për 5 muaj në burg aktivistin Trim Gashi nën akuzën për atentat ndaj Kryeministrit. Pas 5 muajsh burg është dëshmuar pafajësia e Trimit.
Kur ne flasim për kapjen e sistemit të drejtësisë, ky është një prej shembujve. Sistemi aktual i drejtësisë i ka mbledhur shkelësit e ligjit, uzurpuesit e pronave, kriminelët e tregtisë me toka, etj. dhe i ka bërë prokurorë e gjykatës. Kështu, i ka nën kontroll dhe i përdorë për të përndjekur këdo që i zë rrugën klanit Pronto.
E neve na thonë që duhet t’i besojmë sistemit aktualt të drejtësisë!
P.S. Presim nga prokurori Abdurrahim Islami që të dalë me një shpjegim publik ku i pranon ose e argumenton të kundërtën rreth këtyre informatave që na janë dërguar nga një qytetar i Ferizajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu