Molliqaj: PDK-ja e dëmshme, si në komuna ashtu edhe në Qeveri

0
722

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se problemi kryesor në mbarë Kosovën është qeverisja e PDK-së – si në nivelin nacional ashtu edhe atë lokal.

Sipas tij, në komunat ku qeverisë PDK-ja nuk ka kurrfarë zhvillimi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është burimi prej nga vjen gjendja e rëndë ekonomiko, sociale dhe politike.

Ai ka theksuar se alternativat programore të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër komunat e Kosovës, jenë të bazuara në parimet ku bazohet programi politik i VV-së.

“Fokusi aty do të jetë tek reduktimi i shpenzimeve nga buxheti, sipas konceptit tonë për shtetin zhvillimor; heqja e luksit, zhdukja e lidhjeve korruptive midis zyrtarëve komunalë dhe kompanive ndërtuese; planet urbanistike që marrin parasysh nevojat e qytetarëve, kujdes të veçantë për hapësirat publike, transparenca e projekteve dhe shpenzimeve financiare etj.”, tha ai për Telegrafin.

Molliqaj, duke folur për kryeqytetin, ka vlerësuar se duhet të ndalet zhvillmi kaotik i qytetit.

“Prishtina është ndërtuar ashtu si i ka leverdisur bizneseve të ndërtimit dhe interesit financiar”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu