Molliqaj: Sistemi i korruptuar i drejtësisë të mos e hetojë rastin e astrit deharit

0
719

dardan-molliqaj

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se deklaratat e drejtorit të policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, se Astrit Dehari kishte rënë në komë për shkak të përdorimit të medikamenteve, nuk janë të rastësishme.

“Mjekët e familjes kanë bërë obduksion të trupit, por jo të vendit të ngjarjes. Ne nuk besojmë në këtë polici se do të hetojnë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se “kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është i emëruar nga shefi i shefave nga grupi pronto”.

“Qysh me besu na që një kryeprokurori i vendosur nga shefi i shefave të vendosë drejtësi për rastin e aktivistit tonë. Është i papranueshëm për neve dhe familjen Dehari, pasi që nuk është garanci për një proces të drejtë”, ka shtuar ai.

Molliqaj përmes një video-prezantimi ka treguar për lidhjet e dyshimta të njerëzve të drejtësisë me ata të pushtetit.

Prandaj, marrë për bazë këtë, Molliqaj ka thënë se “nuk pranojmë që hetimet m’i zhvillu sistemi i korruptuar i Kosovës./Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu