Momenti i arrestimit të 19-vjeçares kosovare në Itali, e dyshuar për terrorizëm Islamik

0
10

Një 19-vjeçare në Itali me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Bleona Tafallari, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi. Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediet italiane

E dyshuara përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” apo në gjuhën origjinale arabe“Al Muhaxhirah”, sipas provave të mbledhura nga policia.

Gjithashtu nga celulari, u vërejt aktivitet për mbledhjen e fondeve për financimin e arratisjes së “motrave”, pra bashkëshorteve të luftëtarëve të ISIS-it, për të dalë nga kampi i burgut kurd në Rakka.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, kosovarin 21-vjeçar i martuar janarin e kaluar, Kujtim Fejzullahun.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020. Fejzullahu qëlloi me armë në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të vritej nga forcat austriake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu