Mos e votoni Gjykatën Speciale

0
759
Nait Hasani
Nje nder themeluesit e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ai nuk do ta votojë Gjykatën Speciale e njëkohësisht i ka ftuar edhe kolegët e tij që të mos e votojnë atë.
Sipas tij kjo gjykatë është kundër shqiptarëve kundër luftës dhe kundër UÇK-së.
Hasani pyeti se pse nuk është krijuar një Gjykatë Speciale për serbët që kanë kryer gjenocid. Ai përmendi deklaratat e dëshmitarëve serbë të cilët kanë deklaruar se kanë prerë koka të njerëzve, i kanë zier ato, iu kanë nxjerrë dhëmbët e më pas nga kafkat e tyre për të bërë dritë.
Deputeti Hasani po ashtu përmendi edhe dhunimet seksuale ndaj grave shqiptare nga serbët dhe se kjo sipas tij është e mjaftueshme për të paditur serbët për gjenocid.
Në këtë rast Hasani tha se Serbia është favorite, Daqiqi i buzëqeshur, populli i përvuajtur përsëri, por jo të nënshtruar as të poshtëruar. “Për mua kush do të dënohet është e parëndësishme. E rëndësishme që unë e kam kryer dënimin për tjerët nuk e di. Por një e di që kryeministri dhe presidentja nuk do të dënohen”, ka thënë Hasani.
Ai ka kërkuar nga deputetët që ta tregojnë veten sepse ata nuk janë zgjedhur nga kryetarët e partive por nga qytetarët. “Mos e votoni gjykatën”, ka deklaruar Hasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu