MOS HESHTNI…!!!

0
837

Duke kaluar nëpër periudha të ndryshme kohore, shohim sikur politika Evropianë gjithnjë ka treguar anshmërinë e saj ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Mbase herë-herë ka kalkuluar turpshëm me copëtimin e trojeve shqiptare duke i ushqyer sllavizmin e Ballkanit sipas oreksit të hegjemonizmit të tyre.

Kjo lojë si duket edhe në ditët e sotme po luhet nga regjisorët e njëjtë, po me aktorët e rinj të skenës Brukseliane, skenë e sikletshme që është për t’u qeshur me politikën e Evropianëve të cilët kanë rënë në lojën e Serbisë, dhe sipas logjikës së shëndoshë Serbia ka zë lojën në grusht dhe Evropianët i lozë si të dojë me politikën e saj.

Nuk do koment, një shtet që ka ushtruar gjenocid,dhunë, spastrime etnike,  thua në katër shtete të ish-Jugosllavisë, e sidomos në Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë,  ku këto dhunime, masakra, gjenocid i ka kryer në sy të botës dhe të vet Evropianëve. Për keqardhje evropianët jo që ruajtën prestigjin që duhet ta kishte por thua turpshëm në duart dhe sy të tyre lejuan që me mijëra boshnjak të terrorizohen nga kriminelët Serb, e atë me premtimin se do të jenë  të sigurt, të paktën nga vrasjet, marrjen e jetës nga kriminelët Serb, mbase këtu ka treguar Evropa sa është e njëanshme në vend se ta mbronte të drejtën elementare të një populli për të jetuar i lirë, e ta dënojnë dhe gjykojnë një shtet që ka ushtruar gjenocid ndaj popujve tjerë sipas parimit të kartës së Helsinkut, apo sipas së drejtës ndërkombëtare, që të ndëshkohet krimi.

E, sa i përket  dialogut dihej mirë se Serbia nuk do të pranoj asnjë opsion të moralshëm e atë njerëzorë, kur është fjala për Shqiptarët, kjo do të luftoj deri  në fund me politikën e saj dyfytyrëshe, nga kjo nuk duhej të pritur ndonjë miratim, sepse kjo di të gënjej parasysh dhe pas shpine të realizoi qëllimin e saj, madje të gjitha takimet Prishtinë-Beograd kanë qenë më shumë se një lojë në skenë, ndërsa të rënë në provim kanë qenë dhe do të mbetën vet Evropianët.

Si çdo dialog tjetër edhe dialogu i fundit është vetëm një lojë e Serbisë e cila që nga fillimi kishte filluar me këtë lojë qesharake, pa pasur frikë se dikush, apo vet evropianët do t’i thonë se mjaftë ke aktruar.

Më nuk është koha nga politika shqiptare, pikërisht nga partitë e saj që të bëjnë sehire njëra më tjetrën, të akuzojnë dhe të fusin një pasiguri në popull.

Ne i kemi dërguar përfaqësuesit tanë, ne duhet të qëndrojmë përkrah tyre duke mbrojtur qëllimin, sepse vetëm të bashkuar dhe të zëshëm mundëm ta arrinim deri te qëllimi, vetëm të tillë mund t’i themi Evropës mjaftë me këto aktrime të çmendura.

Edhe pse kjo lojë po e çmend botën demokratike, ne sikur ende nuk po e kuptojmë këtë lojë, ja se që thotë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi: Serbia e ka refuzuar marrëveshjen, ndërsa  Burimet  serbe nga Brukseli thonë- kryeministri i Kosovës, kishte  ndërprerë bisedimet në Bruksel, i pakënaqur me propozimin e ndërmjetësueses së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Madje edhe  deklarimi i Zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi dhënë medieve thotë, se: Delegacioni i Kosovës nuk e ka braktisur takimin trepalësh, siç është raportuar gjatë ditës, porse ndërprerja është bërë për arsye të konsultimeve.

Kjo sikur na del diçka si jo serioze, diçka që ka vë në siklet kryeministrin, apo delegacionin tonë, shqiptar, diçka që mund t’i kushtoi Kosovës. Mbase për këtë është mirë delegacioni shqiptar të dal hapur e ta thotë se a është e vërtetë që Evropianët dëshirojnë ende ndonjë kompromis?

Kështu duke treguar popullit vështirësitë dhe lojën e Beogradit, lehtëson vetën dhe bënë më këmbëngulës qëndrimin për të qëndruar i pathyeshëm në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe njëkohësisht do ta ketë përkrahjen e popullit, sepse në të kundërtën do të na ndodhë ndonjë e papritur, si shumë herë që i ka ndodhur në momentet e fundit, nga Evropa që ka dit të jenë edhe e tmerrshme ndaj fatit  shqiptar.

Për këtë me ngulëm duhet t’i themi kryeministrit se jemi me ju, por ju qëndroni në atë që jeni deleguar për të mos pranuar as një kompromis në dëm të popullit, ne duhet t’i dalim në ndihmë dhe ‘i themi kryeministrit ti mos gabo, se ne do të jemi aty ku e kërkon atdheu.

Më poshtë komisarja e BE-së  Catherine Ashton, thotë: “E kam thënë edhe herën e kaluar se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot mund të them se dallimet janë të ngushta, e të cekëta!”.

Në fakt dallimet nuk janë të ngushta as të cekta, por diametrikisht të kundërta, Serbia do gjuhë të forcës, qoftë politike apo edhe fizike, kjo nuk do përkëdhelje çfarë po i bënë Evropa, sepse më këtë mund të na ikën edhe dekada tjera pa asnjë marrëveshje.

Ne si popull mjaftë kemi paguar haraç, pa fajin tonë, koha dhe Evropa duhet të tregoi zgjuarsi dhe t’i ik anshmërisë, ta dënoj krimin dhe kriminelët, e duke e dënuar krimin dhe kriminelët, do të shpërblej popullin e përvuajtur, që për fajin e Evropës ka përjetuar dhimbje, gjenocid dhe pastrim Etnik.

Për këtë mos hezitoni thuaje, mos heshtni, sepse heshtja është një mjerim, qëndroni sepse e drejta dhe vullneti mbi arsyeshmërin do t’ua hap edhe evropianëve sytë e verbuar ndaj çështjes kombëtare, shqiptare.

Për këtë dhe shumë probleme madhore do të duhej të ishim bashkë, Partitë, shoqëria civile, Kuvendi, Qeveria dhe e pse jo Shqipëria, që edhe e ka për obligim.

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu