Mospajtim i Shoqates Atdhetare “Gryka e Lumës”

0
817

*Kjo nuk eshtë perbuzje vetëm per akademik Rexhep Qosjen, por është perbuzje kombëtare

Shoqata Atdhetare “Gryka e Lumës me seli ne Hanover, reagon kunder akademisë së shkencave shqiptare qe nuk dergoi ftesen per pjesemarrjen e akademikut te nderuar te kombit z. Rexhep Qosja, ne Vlorë me rastin e qindvjetorit te shpalljes se Pavarsisë. Kjo akademi e ndersyerë nga politika ditore,sepse akademiku Rexhep Qosja, kurre nuk pranoi te behet argat dhe vegel e tyre,i shtyri deri ne hakmarrje primitive taman te tipit ballkanas mesjetar. Dihet boterisht qe z. Qosja, u “perzie” ne politiken ditore atje, qe ishte per te miren e kombit. Kerkonte PAJTIMIN KOMBETAR.

Kryeministri aktual, z. Sali Berisha, qe fyen eren komuniste, por qe vet ishte sekretar partie dhe argat i devotshem dhe me privilegje ne komunizem,refuzoi ketë ide te PAJTIMIT KOMBETAR,me pretekst se nuk ulem me komunistet. Pra, refuzimi me shoket e deridjeshem te partisë.

Kjo nuk eshtë vetem perbuzje ndaj Akademikut te nderuar z. Qosja, por ne konsiderojm se eshtë perbuzje KOMBËTARE. Që do te thotë ndryshe se akademia e shkencave shqiptare dhe kasta e politikes ditore, kerkon percarje dhe trazira te paparashikuara,kombetare,fetare dhe krahinore…

Shoqata Atdhetare “Gryka e Lumes” me seli ne Hanover, kerkon qe sa me parë te dergoj ftesen ne adrese te mendjendriturit, z. Qosja,sepse neser do te jete vonë dhe pergjegjesia do te bie ne supet e tyre. Ka ikur koha e ndalimit te fjales se lirë dhe sipas asj neqoftese nuk je me mua je armik!

Por, mbajeni mend, se Akademiku Rexhep Qosja, gjallë a vdekur do te jetë ne Vlonë, me rastin e qindvjetorit te Shpalljes se Shtetit Shqipatar dhe se jemi te sigurt se NUK KA BIR NANE QE MUND TA NDAL Z, QOSJA ATE DITË NË VLONË PERNDRYSHE DO TE BEHET NAMI…

Edhe njeherë mbajeni mend…!

 

RESHAT BADALLAJ, kryetar i shoqates

Hanover,fillimverë 2012

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu