Motër e vëlla vdesin në autostradën Vërmicë-Duhël

0
978

Dy fëmijë të familjes Aliu, 14 dhe 8-vjeçar, kanë gjetur vdekjen, ndërsa prindërit e tyre janë lënduar, kur veturës me të cilën po udhëtonin në autostradë i ka dalë goma. Ajo është rrokullisur duke u ndalur rreth 40 metra më tutje.

Motër e vëlla, të moshës së mitur, kanë mbetur të vdekur, ndërsa prindërit e tyre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në segmentin Vërmicë – Duhël, të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30 min, në kilometrin e gjashtë të autostradës Vërmicë – Duhël.

Sipas hetimeve fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se shkaktar i fatkeqësisë të ketë qenë gjendja teknike e automjetit.

“Hetuesit e këtij aksidenti thonë se shoferi i automjetit ‘Ford GFJ’ ka humbur kontrollin ndaj automjetit, për shkak të plasjes së gomës në rrotën e parë nga krahu i majtë. Pastaj vetura është ngjitur shkëmbit përpjetë në lartësi rreth 3.5 m e më pas është rrokullisur duke u ndalur diku rreth 40 metra më larg”, ka thënë Berisha.

Në veturë, ndodheshin shoferi dhe katër pasagjerë. “Shoferi dhe një pasagjere kanë pësuar plagë të lehta, një grua ka pësuar plagë të rënda, ndërsa dy fëmijët e tyre kanë arritur në spital pa shenja jete”.

Policia ka konfirmuar se fëmijët që humbën jetën ishin të datëlindjes 1998 dhe 2004. Mediat kanë raportuar se ata janë vëlla e motër O. Aliu dhe V. Aliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu