Mozaiku i Aleksandrit

0
644

Mozaiku i Aleksandrit

Mozaiku i famshëm, që njihet me emrin Mozaiku i Aleksandrit, ilustron një luftë në të cilën Aleksandri u përball dhe u përpoq të kapë apo të vrasë Darin. Aleksandri e mundi persin në Betejën e Isusit dhe dy vjet më vonë edhe në Luftën e Gaugamela-ës. Puna mendohet t’i takojë ose tradicionalisht ka identifikuar Betejën e Isusit.

Mozaiku mbahet të jetë një nga kopjet apo e realizuar sipas një pikture të Aristidit të Tebës, apo e një afresku të fundit të shekullit të IV para Krishtit, bërë prej piktorit Filoksen të Eritresë. Më e fundit kohë, kur puna është e përmendur daton prej epokës së Plinit të Vjetër, ku mozaiku cilësohet se ka qenë një porosi për mbretin maqedon Kasander.

Mozaiku
Edhe pse është shkatërruar në mënyrë të pjesshme, ende dy figurat kryesore të saj janë lehtësisht të dallueshme. Portreti i Aleksandrit është në një nga më të famshmet përshkrime të tij. Pllaka e gjoksit e Aleksandrit përshkruan Meduzën, Gorgonën e famshme kurse flokët e tij me onde, janë tipike për portretaturat mbretërore të vendosura në artin grek të shekullit të katërt para Krishtit. Ai është portretizuar si i vrullshëm në betejë, në të majtë të mozaikut, mbi kalin e tij të famshëm Buqefalis dhe është i fokusuar me vështrimin e tij mbi liderin pers.
Dari është treguar i gjithi në koçinë e vet. Ai duket se dëshpërimisht është duke mbajtur ushtarin e vet të koçisë tejet të frikësuar që kërkon t’ia mbathë nga beteja, ndërsa ka shtrirë dorën si një shenjë memece drejt Aleksandrit apo ndoshta sapo e ka hedhur shtizën. Dari ka një pamje tepër shqetësuese në fytyrën e vet. Ushtari i koçisë është duke fshikulluar kuajt ndërsa po përpiqet të arratiset. Ushtarët pers pas tij kanë një shprehje vendosmërie por edhe tmerri.

Mozaiku i Aleksandrit

Karakteret e tjera
I vëllai i Darit, Oksiatri, është portretizuar po ashtu në këtë mozaik, duke e sakrifikuar krejt veten që të shpëtojë mbretin. Shkurtimi tejmase i kreut të mozaikut, siç ka ndodhur me imazhin e kalit në qendër, parë nga pas, dhe përdorimi i krijimit të hijeve për të mbartur një sens mase dhe volumi, e rrit efektin natyralistik të skenës. Vendosja e shumë shtizave diagonal, përplasja e metalit dhe masa e njerëzve dhe kuajve evokojnë vetë zhurmimin e betejës. Në të njëjtën kohë, veprimi kryesor ndërpritet nga detaje dramatike, të tilla p.sh. si kali i rrëzuar dhe ushtari pers në një vend të dukshëm, që vëzhgon vdekjen e vet me grahmat që reflekton në shqyt.

Historia e mozaikut
Mozaiku është i përbërë nga të paktën gjysmë milioni pllakëza të vogla me ngjyra, të quajtura
tesserae, përshtatur në forma të rregullta, njohur si opus vermiculatum, (fjalë për fjalë “puna e krimbit” sepse ato duken sikur përshfaqin tamam lëvizjen e ngadaltë të zhvendosjes së krimbit). Mozaiku është një punë jashtëzakonisht e detajuar për një rezidencë private dhe ka të ngjarë të ishte porositur prej një njeriu shumë të pasur të familjes. Një teori tjetër mëton se ajo mund të jetë bërë dhe të ketë qenë një mozaik Helen dhe është grabitur pastaj për ta sjellë në Romë. Arkeologu italian Fausto Levi, që është marrë më së shumti me të, mbështet teorinë e parë.

Historia moderne
Mozaiku u rizbulua në Pompei më 24 tetor të vitit 1831 dhe u lëviz drejt Napolit më shtator të vitit 1843, ku momentalisht ruhet e vendosur në mur (jo në dysheme ashtu si është gjetur) në Museo Archeologico Nazionale.

Rikonstruksioni modern i mozaikut të Aleksandrit
Në vitin 2003, Qendra Ndërkombëtare për Studimet dhe Mësimin e Mozaikëve (CISIM) në Ravena të Italisë propozoi të krijohej një kopje e mozaikut. Kur ata e morën aprovimin, mjeshtri i mozaikut
Severo Bignami dhe ekipi i vet prej tetë personash bëri një foto të madhe areale të mozaikut, pastaj bënë një gjurmim të mozaikut me një shënjues të errët dhe krijuan përshfaqjen negative të mozaikut.
Ekipi e kompozoj mozaikun në seksione të ndara me 44 kallëpe argjile, duke u përpjekur t’i ruajnë copëzat e mozaikut në pozicionet ekzakte, ku ato ndodhen në mozaikun origjinal. Ata duhet të mbanin, po ashtu, pllakëzat e njoma në të njëjtën kohë. Pastaj ekipi vendosi një pëlhurë mbi argjilë për të krijuar imazhin e kontureve të mozaikut në argjilë.
Ekipi e rikrijoi mozaikun me rreth 2 milion copëza nga tipe të ndryshme mermeri. Kur i vendosën të gjitha pjesët, ata e mbuluan krijesën e tyre me një shtresë zamku dhe garze dhe e hoqën pastaj fare nga argjila. Ata e zëvendësuan çdo seksion mbi një masë sintetike dhe pastaj i ngjitën seksionet me një përbërje të leshit të xhamit me plastikë. Projekti kërkoi 22 muaj dhe kostoja e vet ishte plot 216.000 USD. Kopja u instalua në Shtëpinë e Faun më 2005.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu