Mrika Krasniqi, nderohet në Paris me çmimin “Best Human Artist 2015”

0
591

krasniqi1

Tiranë, 28 Shkurt/ATSH/.- Artistja  shqiptare Mrika Krasniqi , është nderuar me çmimin “Best Human Artist 2015”  nga  Komiteti Europian i Artistave Hebrej në Paris, Francë. Krasniqi e cila ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë, Dega Arti Dramatik, Master për Multimedia, dhe Administrim Publik në Prishtinë, shkruan në faqen e saj në Facebook se “falenderoj shumë të gjithë ata që  bënë të mundur që sot të mbaj në duar këtë çmim që përfaqëson vlerat humane”.“Por, nuk po e përjetoj.

Tërë koha më kaloi duke biseduar me njerëz për atë se çka po ndodh në Kosovë. Disa herë u mbusha me lot. Më vinte turp nga ato që dëgjoja por nuk ipesha se nuk doja të shahej e fyhej asnjë shqiptar. Derisa flisja mu duk se në sytë e të gjithëve isha thjeshtë një nga shqiptarët e kampeve të Hungarisë” përfundon Krasniqi mesazhin e saj ne Facebook pas ceremonisë së marrjes së këtij çmimim ku ajo  duket se ka qënë më shumë se sensitive ndaj vendit të saj.

Organizatorja  e “Albanian Week Film Festival” në Amerikë, festival i cili prezanton filmin  shqiptar në SHBA dhe jo vetëm, punon si Producente, regjisore dhe skenariste në kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe New York, si dhe bashkëpunon me kompani të tjera nderkombëtare në Europë e Amerikë.

Para pak muajve ajo ka patur premieren e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptar kudo në botë. Ajo është shprehur për shtypin se organizimi i këtij festivali është një mundësi e mirë e promovimit të  kulturës dhe artit shqiptar në përgjithësi, ndërsa arrin një komunikim më të afërt në mes të artistëve shqiptarë dhe artistëve amerikan.

“Ky aktivitet nga njëra anë mund t’i hap dyert e bashkëpunimeve apo projekteve të reja në fushën e artit, konkretisht në fushën e kinematografisë, por ndërkohë publiku amerikan kështu  njeh kulturën e filmit shqiptar, dhe kjo është ajo që synoj të arrij me kohën”, ka thënë artistja e njohur  e cila  është prezantuar në këtë event në një nga kryeqytet më me kulturë dhe sqimë në botë, me një fustan te  stiluar nga një zonjë shqiptare po aq e suksesshme, Lumnije Krasniqi .

Një nga veprat  më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili i kushtohet  fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë./f.n/
krasniqi-2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu