Mujeci: Na rrehshin thojshin shkoni te Albini. A e keni pa çka ju keni bo shokëve tonë?

0
696

Mujeci

Shenjat që i ka në fytyrë Besnik Mujeci, tha se i ka nga Policia e Kosovës. Ai në debatin në Info Magazine të Klan Kosovës rrëfeu çka ndodhi pas mesditës së të enjtes në lokalin e tifozëve “Plisat”.

E në mesin e të lënduarve Mujeci tha së është edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica.

“ Kushtrim është godit me shuplaka, shkelma e boksa. Ata e kanë pas shenjën e Policisë së Kosovës pa numër, mendoj që janë ROSU-ja e Pirshtinës”, ka deklaruar Mujeci.

Por i gjithë kjo dhunë ndaj këtyre 8 personave në gjendje më të rëndë është Rexhep Isufi, i cili po mbahet në burg.

“ Dy shokë i kanë arrestu, njërin e kanë liru e njëri e kanë dërgu në qeli në mbyllje. Ai është një gjendje shumë të keqe shëndetësore”, ka thënë Mujeci
.
Ai gjithashtu tha se në tërë këtë ngjarje Policia pati një mesazh.

“Na rrehshin thojshin shkoni te Albini. A e keni pa çka ju keni bo shokëve tonë”, duke iu referuar policëve të lënduar në protesta.
Në tërë këtë ngjarje Mujeci tha se ishte e xhiruar nga Policia e Kosovës, por ajo është vetëm një pjesë e ngjarjes. Sipas tij, ata u kërcënuan për të mos dal në media.

“Ata qka kane dasht vet kanë xhiru. Pjesën kur na kanë rreh kamerat o kanë nxjerr jashtë edhe i kanë fik”, tha ai.

Mujeci tha se nuk ju beson institucioneve të Kosovës dhe se këtë çështje do ta dergojnë në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Avokati i Popullit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu