Murat Jasharit dhe Avni Llumnices, nuk u japin ushqim prei 24 ore

0
451

Murat Jasharit dhe Avni Llumnices, nuk u japin ushqim prei 24 ore

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen atentatin ndaj Azem Vllasit.Murat Jashari pohoi se ai ishte arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në Prishtinë.

Ai i pohoi KMDLNj-së se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje

Në Qendër të Mbajtjes ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit.Murat Jashari i ka deklaruar KMDLNj se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit , të njëjtën kerkon ta merr edhe në Qendrën për Mbajtjes.

Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm.

Edhe i ndaluari Avni Llumnica pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por u ankua vetem ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

Të intervistuarit kanë deklaruar se që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar, Stafi i Qendres se paraburgimit ka refuzuar tu sjell ushqim me arsytime banale!

Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu