Musa Xhaferi: Amaneti i bijve të kombit do të realizohet deri në fund

0
549

Shkup – Shoqata e Veteranëve të Luftës (SHVL) e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Flamurit kombëtarë gjatë ditës së sotme përkujtuan Dëshmorët e Kombit.

Akademia përkujtimore filloi në ora 13:00, në hotelin “Holiday Inn” ku morën pjesë figura të ndryshme kombëtare, politikanë, ambasadorë etj.

Në fjalimin e ratit zëvendëskryeministri i Maqedonisë, njëherit edhe kryetar I KËshilllit Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë, Musa Xhaferri deklaroi se me këtë datë, në këtë përvjetorë të dëshmorëve të kombit, kjo është dita kur ne takohemi për t`i përkujtuar dhe për t`i respektuar , ata të cilët nuk i kemi harruar dhe të cilët nuk mundemi ti harrojmë . Nuk harrohen ata djem të cilët tani më janë shndërruar në simbol jo vetëm të një gjenerate por të një kombit.

“Kemi bindjen e thellë se kjo ditë e sotme është dita që ka ndryshuar historinë e kësaj shoqërie në një realitet të ri , në liri të cilën ne të gjithë e gëzojmë përditë e më shumë Është kjo rezultat i një ideali të një gjenerate, të një rrugëtimi i cili nuk ishte i lehtë dhe i shkurtë , rrugëtim i cili kishte shumë sakrifica. Këtij rrugëtimi gjithnjë i ka prij Flamuri Kombëtar Shqiptar i cili gjithnjë në vete përmbledh kujtimet e historisë së kombit tonë, në një gjuhë të pashkruar që ka mundur ta kuptoj vetëm syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja dhe me ideal për liri”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Xhaferri.

Ai shtoi se Emblema e shenjtë e lirisë pa dyshim se është Ushtria Çlirimtare Kombëtare e cila në rradhët e saja ka patur pikërisht këta djemë me ideale të larta kobtare , të cilët sot më janë dëshmor të kombit, për të cilët ne jemi mbledhur sot këtu që t`i përkujtojmë dhe respektojmë me plot krenari dhe përkushtim.

“Të nderuara familje të dëshmorëve, ju dhe bijtë e juaj, jeni ata para të cilëve ne përulemi me respektin më të madh , djemtë e juaj ishin të parët që u venduan në mbrojtje të popullit duke na e sjellë lirinë aq të mirëpritur. Bijtë e Juaj , krah për krah me bashkëluftarët e tyre, realizuan idealin e të gjithë neve , e arritën pasi ajo ishte dëshira e jonë e patjetërsueshme, dhe pikërisht këtu qëndron vlera e përparimit tonë, për shkak se ky përparim ishte ideali dhe synim kryesor i të gjithë këtyre bijve të kombit”, ka nënvizuar Xhaferri.

Ndër të tjera Xhaferri potencoi se “Synimi i tyre dhe sot amaneti jonë është që të drejtat e shqiptarëve t`i garantojmë dhe mbrojmë me kushtetutë, kushtetutë e cila u ndryshua me marrëveshjen e Ohrit.
Ndëra gjatë ditës së sotme, me rastin e  Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, veprimtarët e kombit u nderuan edhe në Kërçovë dhe Strugë.

Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së bashku me anëtarët e Shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së nderuan me një minutë heshtje dhe vendosën lule të freskëta në varret e veprimtarëve Ferit Ramadani, Gafurr Zeneli, Medin Emini, Abedin Hyseni si dhe në varrin e dëshmorit të kombit Beqir Limani.

Vepra e tyre për çështjet kombëtare është vërtetë madhore dhe në shërbim të gjeneratave të reja për mesazhin e angazhimit dhe sakrificës në mbrojtje të interesave kombëtare. “Në këtë homazh të organizuar nga SHVL të UCK-së nderohen veprimtarët e kauzës kombëtare dhe të rënët për idealet e lirisë të cilët u  flijuan për të mirën e atdheut”, tha me këtë rast kryetari i SHVL të UÇK-së Fazli Veliu, në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Dëshmorëve e cila filloi në Strugë me homazhin për luftëtarin e UÇK-së Nuri Mazarin – komandant Strugën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu