“Mustafa do të duhej ta bënte këtë me kohë, e jo tash kur po përpiqet të legjitimojë një proces me probleme”

0
658

Isa Mustafa dhe Vucic

Ftesën e kryeministrit Isa Mustafa, përmes së cilës e ftoi opozitën në takim për Demarkacionin, analistët politik e konsiderojnë të vonshme, derisa nga opozita theksojnë se nuk kanë marrë kurrfarë ftese.

Anëtari i kryesisë së Nisma-s Bilall Sherifi, në një prononcim dhënë Gazetës Blic potencoi se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga kryeminstri Mustafa.

Bilall-Sherifi-1-636x358

“Ne skemi kurfar ftese, prej teje po degjoj”, tha Sherifi për Gazetën Blic, duke mos dhënë më shumë komente për këtë çështje.

Ndërsa analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, tha se po të donte përfshirjen e opozites dhe shoqërisë civile në proces, Mustafa do të duhej ta bënte këtë kohë më parë.

LEXO:  Demarkacioni riprocedohet në Kuvend

imer-mushkolaj-650x358

“Po të donte përfshirjen e opozites dhe shoqërisë civile në proces, Mustafa do të duhej ta bënte këtë me kohë, e jo tash kur po përpiqet të legjitimojë një proces me probleme”.

Gjatë gjithë kohës ai është shfaqur arrogant e imponues rreth kësaj teme, andaj ftesa tingëllon e pasinqertë, shtoi më tej Mushkolaj.

Javën e kaluar koalicioni nuk i kishte numrat për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, çka bëri që të tërhiqej projektligji nga Kuvendi. Megjithatë, Qeveria ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta riprocedoj në Kuvend këtë marrëveshje, pa asnjë ndryshim. /GAZETA BLIC/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu