Mustafa e Haradinaj në Berlin. Thaçi mbledh Kryesinë e PDK-së

0
641

PDK-ja

Derisa liderët e LDK-së e AAK-së po qëndrojnë sot në Berlin ku ende s’është bërë e ditur agjenda publike e takimeve të tyre,Partia Demokratike e Kosovës e ka filluar mbledhjen e Kryesisë. Ky takim vjen pas vendimit të Bllokut LVAN që të heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit. Gazeta Blic merr vesh se PDK nuk do të marrë vendim që të thërras seancën konstituive të Kuvendit pa marrëveshje edhe për Qeverinë.
Gazeta Blic ka raportuar sot se Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të përgatitet për zgjedhjet e reja. Pavarësisht pse Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje ka hequr dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke premtuar se PDK-së do t’ia votojnë kandidatin e saj, partia e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk do të thërras seancë nëse s’do të ketë marrëveshje edhe për qeverinë.
Një zyrtar i lartë i PDK-së i ka thënë Gazetës Blic se ata nuk do të marrin pjesë në Kuvend pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë. “PDK nuk do të thërras seancën konstituive. Nëse e bën Blloku këtë gjë, pra e thërret seancën, realisht bëjnë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ky zyrtar i lartë u PDK-së në kushte anonimiteti.
“Neve na takon edhe qeveria. Pa marrëveshje nuk shkojmë në Kuvend. Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje të reja”, ka thënë ky zyrtar.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se ose do të ketë marrëveshje me PDK-në ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu