Mustafa e Thaçi, të nënshtruar ndaj Serbisë, shpërfillës ndaj Kosovës

0
583

Isa Mustafa dhe Vucic

Pushtetarët kuislingë u frikësohen zgjedhjeve të reja, qeveria serbe kërkon rilegjitimim

Krasniqi: Pushtetarët e korruptuar ia futën Kosovës kancerin e pashërueshëm përbrenda

“Qeveria e tashme e Serbisë kërkon zgjedhje të parakohshme për t’i legjitimuar sukseset e saj kundër Kosovës, dhe sigurisht se do të dalë fituese në zgjedhje. Këtë fitore ia kanë siguruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me punën e tyre prej kuislingësh. Derisa Qeveria e Serbisë kërkon zgjedhje të parakohshme, Qeveria e Kosovës vazhdon t’i kundërshtojë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nga frika se humbja është e pashmangshme”, shprehet analisti Isa Mulaj

Vendimi i OKB-së i vitit 2010 për “dialogun teknik” Kosovë- Serbi, me lehtësimin e Brukselit, tani pas pesë vjetësh për Republikën e Kosovës rezultuan humbëse, të dëmshme dhe nënshtruese, duke e sjellë Serbinë brenda Kosovës, për shkak të pushtetarëve kuislingë. Sipas një informatave jozyrtare të gazetës, vendosja e kornizave të mbrapshta të dizajnimit të këtij dialogu të disfavorshëm për Kosovën dhe favorizues për palën serbe, është vendosur që në vitin 2010, pikërisht në shtatorin e atij viti, gjatë qëndrimit të krerëve të shtetit në Nju-Jork, në selinë e OKB-së. Asokohe thuhej se ish-presidenti Fatmir Sejdiu kinse ka refuzuar përmbajtjen e kushteve të negocimit Kosovë -Serbi, që u ishin shtruar në tavolinë në Nju-Jork, dhe për pasojë të këtij refuzimi, ishte kthyer shpejt e shpejt në vend, ndërsa sikur që dihet, po gjatë rrugës për kthim në vend, ishte aktivizuar shpejt e shpejt Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe posa ka zbritur nga aeroplani në kthim nga Nju-Jorku, atij i ishte përgatitur skenari i komunikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkelje kushtetuese të mbajtjes së pozitës së kryetarit të partisë, për pasojë të të cilit ai shumë shpejt u detyrua të japë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit. Po atëherë thuhej se ishte vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili pa u hamendur fare kishte pranuar kushtet e rënda e nënshtruese për bisedat dhe negociatat me Serbinë edhe pa ishpresidentin Sejdiu. Për pasojë të krejt këtij skenari të mbrapshtë të pranimit të kornizës së dëmshme të bisedimeve, prishet edhe koalicioni qeverisës, mbahen zgjedhjet e reja, në të cilat triumfon PDK-ja me Hashim Thaçin dhe SHIK-un.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu