Mustafa i vardiset Thaçit

0
695

Marrëveshja e fundit, e arritur në parim, në mes dy liderëve të subjekteve më të mëdha politike në vend, kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, nga analistët politikë shihet si një ripozicionim i ri i…

Marrëveshja e fundit, e arritur në parim, në mes dy liderëve të subjekteve më të mëdha politike në vend, kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, nga analistët politikë shihet si një ripozicionim i ri i kreut të opozitës së parë politike në vend, Isa Mustafa së LDK-së, në një kukull të partisë në pushtet për herën e dytë, pas herës së parë, kur ishte nënshkruar marrëveshja Thaçi- Mustafa- Pacolli për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, që nuk u realizuan as sot e kësaj dite.

Mustafa tash rishtas poi a zgjat mandatin kësaj qeverie, vetëm me shpresën se do të bëjë koalicion me të dhe të bëhet kryeministër, pavarësisht humbjes së imazhit të tij me qeverisjen e keqe në Prishtinë, ku e humbi edhe garën për një mandate të tretë për kryetar komune, shkruan Kosova Sot.

Analisti për çështje të fushëveprimit të partive politike dhe elektorale, Valmir Ismaili, nga KDI-ja, konsideron se pavarësisht marrëveshjes së arritur në mes të këtyre dy liderëve politikë për zgjedhje në pjesën e parë të këtij viti, janë shumë agjenda të rëndësishme të vendimmarrjes politike në Kuvend, të cilat e bëjnë të paqartë afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, kurse efekti i marrëveshjes mes liderëve mund të jetë vetëm për konsumimin e tyre të përkohshëm politik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu