Mustafa insiston në matjen e territorit, flet për kufirin me Serbinë

0
447

Isa Mustafa dhe Vucic

Kryeministri Isa Mustafa ka insistuar se territori i Kosovës përgjatë kufirit me Malin e Zi duhet të matet.

Sipas tij, nëse do të kishte një ekzaminim të ekspertëve do të konstatoheshin pretendimet e opozitës e cila thotë se Kosova me marrëveshjen e shënjimit të kufirit ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Kryeministri ka folur edhe për kufirin me shtetin e Serbisë.

“Me Serbinë i kemi ata kufinj që i kemi pasur si krahinë, por me Malin e Zi ka kontestime dhe një matje e territorit nuk do t’i bënte keq askujt”, ka thënë Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu