“Bacë, u kry! Vajza të mbeti pa punë”, ky mund të ishte slogani në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, pak a shumë i ngjashëm me sloganin e famshëm të 17 shkurtit 2008.
Shqipe Jashari, vajza e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ditë më parë është detyruar të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Postë Telekomin e Kosovës, siç ka bërë të ditur ajo në dy letra publike të dërguar menaxhmentit dhe stafit.
Në këto letra ajo ka potencuar se e ka të pamundur të vazhdojë punën si zëvendës-drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në PTK për shkak të fyerjes sëdinjitetit personal nga ana ekzekutiv, Agron Mustafa.(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazettes zeri ose versionin online me parapagim