Mustafa: Mburrem me të kaluarën time, nuk kisha lidhje me Millosheviqin

0
1278

Isa Putini

(I plotësuar) – Në vazhdim të intervistës, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ka problem që të hapen dosjet e të kaluarës, meqë ai nuk ka asnjë problem me të shkuarën.

“Ne nuk jemi pjesë të kohës së Millosheviqit, e kemi historinë tonë, familjet tonë, të kaluarën tonë. Problem me këto dosje mund të kenë vet ata që kërkojnë hapjen e tyre, meqë mund të dalin si bashkëpunëtor të UDB-së”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se mburret me CV-në e tij, të kaluarën dhe gjithçka që ka bërë deri me tash.

“Kosova nuk është vetëm ajo e pas vitit 1990”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se ai po të ishte “pjesë e së kaluarës” nuk do të migronte për nëntë vite në Gjermani, duke shtuar se ai ka pasur një akuzë nga ish shteti Jugosllav për rrezikim të ish atij shteti dhe mund të dënohej deri në 20 vjet burg.

Mustafa habitet pse ikja masive filloi pak ditë pasi u bë kryeministër

(I plotësuar) – Jam i habitur pse ikja masive e kosovarëve ndodhi vetëm pak ditë pas ardhjes së LDK-së në krye të qeverisë, ka thënë kryeministri kosovar, Isa Mustafa derisa po flet për emisionin Shqip të Top Channel.

Mustafa paraprakisht ka folur edhe për atë që ndodhi me BLLOK-u i partive opozitare të Kosovës.

Unë nuk e kam tradhtuar marrëveshjen me Bllokun pasi Gjykata Kushtetuese ia ndaloi LDK-së që të nominojë personin i cili do e udhëhiqte Parlamentin, është sqaruar gjatë intervistës për Top Channel, kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa, nuk flete për veten e tij, por flet për Kosovën, flete në emer të Kosovës thuase ky esht Kosova, ne të gjith e dime se Kosova ka qen e pushtuar dhe e dhunuar nga Jugosllavia dhe Serbia dhe neve sot se akuzoim Kosovën pse ka qen e pushtuar, por akuzoim ata që bashkpunuan me Jugosllavin dhe me vone me Sllobodan Milosheviqin për ta mbajt Kosovën nën Jugosllavi dhe Serbi, pra keta që i sherbyen Jugosllavis, ishin dhe kunder Pavarsis së Kosovës dhe Liris së Shqipatrve.

Ai më tej ka sqaruar se rivaliteti në mes të LDK-së dhe PDK-së nuk është betejë që vazhdon, është një marrëveshje që është bërë me qëllim që të qeveriset ky vend.

“Marrëveshja me PDK-në ka parimet e saj, është marrëveshje e shumicës parlamentare ndërsa qëllim kryesor e ka të zhvillojë ekonominë, të ul papunësinë, të luftojë korrupsionin i cili është mjaft i pranishëm në Kosovë dhe të zhvillojmë agjendën evropiane” ka thënë Mustafa.

Shefi i qeverisë kosovare më tej ka thënë se koalicioni aktual qeverisës në Kosovë nuk e ka pasur si shembull marrëveshjen për qeverisje në Tiranë në mes të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe LSI-së së Ilir Metës.

LDK dhe PDK ka pothuajse fuqi të njejtë politike, për dallim nga PS-ja dhe LSI-ja në Shqipëri. LDK hyri nbë zgjedhje e vetme dhe fitoi 33 mandate të deputetëve, derisa PDK hyri në garë zgjedhore në koalicion me katër parti të tjera dhe fitoi fillimisht 37 mandate deputetësh. Tani LDK ka 33 deputetë, ndërsa PDK ka 35, ka thënë Mustafa gjatë intervistës në Shqip të Top Channel.

Mustafa ripërsëritë: Vetëvendosje kishte qëllim rrëzimin e qeverisë

(I plotësuar) – Në vazhdim të intervistës, Mustafa ka thënë se protestat shpërthyen për shkak të deklaratës së ish ministri Aleksandar Jabllonoviqit, për të cilën tha ai nuk është pajtuar as qeveria e Kosovës.

“Ai kërkoi falje dy herë po kjo nuk mjaftoi dhe shpërthyen protestat së pari në qytetet tjera e më pas erdhën edhe në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi i protestave të dhunshme të Vetëvendosje dhe dy partive tjera opozitare, nuk ishte vetëm largimi i Jabllanoviqit, por kishte edhe qëllime tjera.

“Qëllimet tjera ishin që qeveria të jepte dorëheqje apo të tërhiqej”, tha ai.

Mustafa: Xhamat po vijnë nga Sllovenia

Xhamat në ndërtesën e qeverisë do të rregullohen sapo xhamat të vijnë nga Sllovenia, ku kompania e cila do merret me renovimin e objektit t’i importojë ato.

Kështu ka thënë shefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa për zëvendësimin e xhamave të thyer gjatë protestës së Vetëvemdosjes në fillim të muajit janar.

Mustafa duke folur në emisionin Shqip të gazetares së Top Channel, Rudina Xhunga, ka thënë se ndërtesa e qeverisë do të revokohet, ndërsa e ka hedhur poshtë nëse kjo po vonohet nga frika se mund të ketë protesta sërish dhe prapë objekti qeveritar të bëhet cak i sulmeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu