Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq

0
777

Isa Muti

Kryeministri  Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe BE-së nuk ndodh nëse bizneset e qytetarët e Kosovës janë të izoluar. “Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk  dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës që të mos mund të lëvizin pa viza”.

“Nëse dikush na tregon se ne dallojmë nga qytetarët tjerë në Ballkan atëherë në rregull por këtë nuk mund ta bëjë askush”
Kreu i ekzekutivit para ministrave të kabinetit të tij në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se ka takuar edhe shefin e zyrës së Be-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
” Ai tha se ky dokument nuk është përfundimtar dhe ka të bëjë me zgjerim”.
“Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq se të tjerët”.
“Nuk duhet të kete standarde të dyfishta nga BE-ja”
” Te bëjmë apel që BE-të jetë e drejtë në këtë proces” ka shtuar numri një i Qeverisë.
Mustafa ka potencuar më tutje se Kosova ka punuar dhe beson se vitin e ardhshëm qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu