Mustafa: Nëse dikujt ia mban le ta nis luftë për veri kundër KFOR-it dhe SHBA-ve

0
515

Isa i zi

(I plotësuar) – Në vazhdim të intervistës, kryeministri Mustafa ka thënë se nëse dikujt ia man që veriun ta merr në luftë dhe të hyjë në luftë me KFOR-in, miqtë tanë të SHBA-ve dhe BE-së, atëherë kjo është iluzion, ne kete menyr Isa Mustafa ka kerrcenuar sot Shqiptaret.

Secili duhet t’i mat punët e veta para se të del dhe të protestojë, sepse është hera e parë që 16 vjet pas luftës që veriu po integrohet dhe shteti i Kosovës po e shtrin autoritetin e vet në tërë territorin. Të menaxhojmë me pasuritë tona. Është njohje e plotë e pavarësisë dhe vet fakti që kryeministrit i Serbisë e nënshkruan një dokument me ligjet e Republikës së Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, ka thënë Mustafa.

Mustafa: Merkeli me tha që në Kosovë s’guxon të ketë as gjysmë-bosnjëzim

Kryeministri Isa Mustafa ka ripërsëritur se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, ky Asociacion nuk mund të bëjë asgjë që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Sipas Kryeministrit Isa Mustafa, Asociacioni është kompromis në harmoi me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ky kompromis nuk është jashtë Kushtetutës së republikës së Kosovës dhe nuk është jashtë ligjeve të Kosovës. Është në harmoni me ligjet dhe në harmoni të Kushtetutës, është plotësisht në harmoni me pakon e Ahtisarit”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Ai tutje ka thënë se edhe në takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel i ka thënë se mos ta ngutë Kosovën sa i përket Asociacionit, sepse lidershipi kosovar dëshiron ta analizojë deri në fund dhe mos të ketë kuptim të bosjëzimit.

“Ajo me ka thënë jo që nuk guxon të ketë bosnjëzim, por as gjysmë-bonjëzim dhe gjithçka të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Por edhe me ka thënë që ta gjejmë një gjuhë të përbashkët për Asociacionin”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ky dokument i Asociacionit është më i mirë dukshëm sesa është frikësuar që do të jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu