Mustafa për RTV: Shkoj në Bruksel, “Zajednica” do të formohet (Video)

0
1467

Isa Mustafa dhe Vucic

Kryeministri Kosovës Isa Mustafa ka konfirmuar për RT të Vojvodinës se nesër do të shkojë në Bruksel në rundin e ri të dialogut të Beogradit e Prishtinës përkundër asaj se nuk ka ndonjë lëvizje për marrëveshjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në intervistën e parë për mediet serbe, siçë konstaton RTV, Mustafa, megjithatë, ka thënë se nuk do të heq dore nga formimi i “Zahjednices

Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave serbe, Mustafa shton se kjo marrëveshje do të zbatohet, sepse Gjykata Kushtetuese ka vendosur ashtu.
Do të shkojmë drejt saj që të arrihet marrëveshje hekurudhore e ajrore ndërmjet Beogradit e Prishtinës por edhe me Maqedoninë, ka thënë Mustafa.

Koj, ka thënë ai, do të mundësojë shkurtimin e kohë së fluturimit dhe do të zvogëlojë shpenzimet, sidomos të transportit në komunikacionin hekurudhor.
Për presion e opozitës për dorëheqje, Mustafa thotë se nuk ka arsye për këtë dhe se marrë para sysh në dy të tretat e Kuvendit, në Kosovë nuk ka krizë politike.
“Kuvendi dhe Qeveria mund të funksionojnë pa kurrfarë problemesh, por opozita ka arsyet e veta për të penguar”, shtoi Mustafa.

Duke folur për marrëdhëniet me kryeministrin serb, Mustafa thotë se kohë pas kohe dëgjohet me Vuçiqin. Herën e fundit gjatë vërshimeve në Kosovë .
“S’kemi problem në komunikim. Më thirri ta dëshmonte gatishmërinë e Serbisë të ndihmonte sanimin e pasojave të vërshimeve që i patëm”, tha ai.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TKD2yAWB4bI” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu